Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti pranon se gjuha shqipe nuk respektohet (VIDEO)

Bexheti pranon se gjuha shqipe nuk respektohet (VIDEO)

Tetovë, 9 Korrik – Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti ka pranuar se në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë të cilën e drejton ai ku publikohen ligjet e miratuara, nuk mund të gjenden ligje të përkthyera në gjuhën shqipe.Bexheti, ka theksuar se edhe ky lëshim do të rregullohet.

“Gjithsesi se kjo është e vërtetë, punohet në këtë drejtim, besoj dhe shpresoj se shumë shpejt edhe këtë mangësi do ta evitojmë”, tha Ministri I Drejtësisë Blerim Bexheti gjatë pjesëmarrjes në asgjësimin armëve në Jegunoc të Tetovës. Bexheti, ka theksuar se akuzat dhe kundërakuzat me deputetin e PDSH-së Bekim Fazliu, do të kenë epilog gjyqësor. “Ka mundësi shumë të mirë në procedurë gjyqësore të gjithë ne që meremi me politikë, të mbajmë përgjegjësi për fjalët e dhëna publike pasi që një fjalë e urtë popullore thotë se “gjuha nuk ka koc” dhe mund të thuhet gjithçka por ne jemi njerëz publik, opinioni na njeh dhe mënyra më e mirë që të mos keppërdoret foltorja e parlamentit do të jetë në procedurë gjyqësore”, tha Bexheti.Ai e ka dorëzuar padinë që javën e kaluar dhe pret nga deputeti Fazliu të heq dorë nga imuniteti si deputet dhe të përballet në seancë gjyqësore. Ndërkohë, që deputeti Fazliu I kontaktuar nga gazeta Koha, tha se mbetet në atë që ka thënë në foltoren e parlamentit.“Unë mbetem në atë që e kam thënë në foltoren e Parlamentit dhe se di si ka ftyrë ai të del ende në opinion. Vetë akti që një ministër i drejtësisë në ora 1 të natës të ndodhet në disko në një local ku bën aksion policia dhe kun ë atë local janë gjetur armë pa leje dhe drogë flet gjithçka. Pak të kishte funksionuar morali tek funksionarët e BDI-së, ai që moti do të duhej që të jepte dorëheqje dhe të ishte haruar dhe jo të na del për çdo ditë nëpër medium”, tha deputeti I PDSH-së Bekim Fazliu. Ndryshe, padia për shpifje ka të bëjë për akuzat që deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu i drejtoi ministrit në seancën për pyetje deputetësh. Fazliu tha se ministri Bexheti është kapur me armë dhe drogë në një diskotekë në qendër të Shkupit. Në reagimin e tij, Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti ka pranuar se ka qenë i pranishëm në momentin e kontrollit policor, por mohoi se ndaj tij apo shoqëruesve të tij të jetë gjetur ndonjë substancë e ndaluar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *