Home / Sport / Bilall Velia ndahet me Renovën

Bilall Velia ndahet me Renovën

“Prej të hënën nuk jam pjesë e Renovës, pasi me kryesinë e klubit bashkarisht vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin. Unë shfrytëzoj rastin që drejtuesit e Renovës dhe futbollistët e kësaj skuadra t’i falemenderoj për bashkëpunimin korrekt, ndërsa u dëshiroj suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen. Unë tani jam futbollist i lirë dhe në periudhën që pason do të vendos për destinacionin tim të ardhshëm”, deklaron tani më ish-futbollisti i Renovës, Bilall Velia.

Renova e Xhepçishtit ka mbetur pa njërin prej futbollistët e saj më të mirë, pasi me marëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me mbrojtësin e djathtë, Bilall Velian. I ardhur te Renova në fillim të sezonit të kaluar nga rradhët e Besës së Kavajës, Velia ishte futbollist standard te ‘bardhë e kaltërtit’, duke ndihmuar klubin të fitonte Kupën e Maqedonisë, ndërsa më vonë luajtën dy xhiro në kualifikimet për Liga Evropa. ‘Billi’ tani pas dy sezoneve te Renova, vendos të ndrojë mjedis, ndërsa falemenderon drejtuesit dhe bashkëlojtarët e Renovës për bashkëpunimin korrekt. “Prej të hënën nuk jam pjesë e Renovës, pasi me kryesinë e klubit bashkarisht vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin. Unë shfrytëzoj rastin që drejtuesit e Renovës dhe futbollistët e kësaj skuadra t’i falemenderoj për bashkëpunimin korrekt, ndërsa u dëshiroj suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen. Unë tani jam futbollist i lirë dhe në periudhën që pason do të vendos për destinacionin tim të ardhshëm”, deklaron tani më ish-futbollisti i Renovës, Bilall Velia, i cili karrierën profesioniste e filloi te Sileksi i Kratovës, ndërsa më vonë u transferua te Shkëndija e Tetovës, duke qenë pjesë e gjeneratës që ngjiti ‘kuqezinjtë’ në elitën e futbollit vendor, ndërsa më vonë arritën të luajnë në finalen e Kupës së Maqedonisë. Pas largimit nga Shkëndija, Velia kishte transferimin e parë ndërkombëtar, duke kaluar në Finlandë te FC PoPa, prej ku më vonë erdhi në Shqipëri te Besa e Kavajës. Destinacioni i rradhës ishte Olimpic Baku nga Azerbejxhani me të cilët doli nën-kampion, para se të transferohet në Norvegji te ekipi Loë-Ham, ku laujti për dy sezone. Më vonë Velia luan një kohë te Renova me të cilët siguron dalje në Evropë dhe më pas shkon sërisht në Kavajë, ku me Besën fitoi Super Kupën e Shqipërisë. Lëvizja e fundit ishte rrikthimi në Renovë, ku si që cekëm më lartë kishte paraqitje të mira dhe fitoi Kupën e Maqedonisë. Me karrierë të pasur vendore dhe ndërkombëtare, Biall Velia pas ndarjes me Renovën është cak interesimi për disa skuadra vendore dhe të huaja. “Pas ndarjes me Renovën kam qenë i kontaktuar nga disa skuadra vendore, por ka edhe interes prej jashtë. Duhet të shqyrtoj mirë ofertat dhe të vendos për atë që do jetë më e favorshme. Është e qartë se këtu te ne futbolli ka përjetuar rrënie dhe secili futbollist dëshiron të ikë jashtë, mirëpo edhe në Maqedoni ka disa skuadra që ofrojnë kushte të mira. Se dij, do shohim në ditët në vijim si do të rrjedhin gjërat, por gjithsesi se opinioni do të njoftohet në kohë për çdo risi eventuale”, shprehet 30-të vjeçari, Velia. Megjithse pret oferta të favorshme, ‘Billi’ ka një dëshirë të madhe që e lidh me Shkëndijën e Tetovës. “Me Shkëndijën dhe tifozerinë e saj më lidhin shumë momente emocionale dhe me dëshirën më të madhe do të kisha dashur që të rregullohet situata te kjo skuadër. Ndoshta për mua ideale do të ishte që të kaloj te Shkëndija, për të ndihmuar ekipin të kalojë këtë krizë”, thotë Velia, duke vijuar. “Nga gjenerata që hymë në finale ka disa futbollistë që janë të lirë, ndërsa në merkato pa angazhim ka emra cilësor të futbollit tetovar dhe më gjërë. Sikur të grumbulloheshim të gjithë në Shkëndijë, besoj se s’do kishte ekip që do na mundte në Ligën e Parë. Hahaha..(qeshet). E garantoj këtë”, përfundon me shaka Velia, i cili së shpejti pritet të vendos për ekipin në të cilin do të vazhdojë karrierën e tij.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *