Home / Lajme / Maqedoni / Bisedimet e fundit për këshillin e Tetovës (VIDEO)

Bisedimet e fundit për këshillin e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 16 Korrik – Me 22 korrik mbushen plot tre muaj që Këshilli komunal i Tetovës nuk ka mbajtur asnjë mbledhje që nga ajo e fundit më 22 prill, kur u verifikuan mandatet e këshilltarëve komunal, por nuk u zgjodh kryetari i Këshillit.

Nga BDI e Tetovës njoftojnë se do të bëhen përpjekjete fundit për arritjen e marrëveshjes me VMRO-DPMNE-në dhe gjatë ditëve në vazhdim të mbahet mbledhja e radhës.
Në të kundërtën, kryetarja e Komunës, Teuta Arifi, sipas Ligjit të pushtetit lokal, do të jetë e detyruar që të njoftojnë kryetarin e Parlamentit, i cili duhet të thirr zgjedhje të jashtëzakonshme për Këshillin e Komunës së Tetovës. “Dukshëm janë përafruar qëndrimet, ka ndryshim nga pozicionet e mëparshme, por ka mbetur edhe diçka për tu biseduar. Nga Dega e VMRO-DPMNE-së në Tetovë nuk kanë dashur të japin asnjë informatë rreth negociatave me BDI-në me arsyetimin se ato tanimë zhvillohen në nivel qendror të dy partive. As nga VMRO e as nga BDI madje nuk japin hollësi lidhur me pengesën kryesore që deri më tani ka mbajtur peng koalicionin lokal mes dy partive që janë koalicion në nivel qendrorë. Kërkesa për ndërtimin e një kishe ortodokse në afërsi të qendrës së Tetovës, ishte kushti kryesorë i VMRO-DPMNE-së për të mbështetur propozimin e BDI-së për kryetarë të Këshillit komunal dhe për të formuar koalicion mes dy partive. Ndërkaq, nga VMRO-DPMNE pretendonin se kjo kërkesë e tyre ka qenë pjesë e marrëveshjes parazgjedhore, bashkë me kërkesën për të udhëhequr me një nga sektorët e rëndësishëm të kësaj komune, si ajo për arsim, ndërmarrjen komunale të Tetovës dhe posti i drejtorit të njërës nga 5 shkollat e mesme. Për kërkesat e fundit mësohet se është gjetur zgjidhje, pasi nga sektori për veprimtari publike në Tetovë, kuadër maqedonas do të drejtojë seksionin për arsim, ndërsa pasi NPK u nda në dy ndërmarrje, ujësjellësi dhe higjiena, njëra do ti takojë VMRO-së. BDI ka kundërshtuar ashpër kërkesën për ndërtimin e kishës duke thënë se nuk kanë asgjë kundër objekteve fetare, por nuk lejojnë që ajo të ndërtohet në tokë publike që duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Kërkesa është refuzuar pasi ndërtimi i kishës ishte paraparë në një park të gjelbërt, nga të rrallët në këtë qytet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *