Home / Sport / Blatter: Botërori Brazilit, mbase një gabim

Blatter: Botërori Brazilit, mbase një gabim

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pranoi për herë të parë se organizmi që ai kryeson mund të ketë gabuar me vendimin për t’i akorduar Brazilit Botërorin e vitit të ardhshëm.

Kupa e Konfederatave u shoqërua me manifestime mbarëkombëtare, gjatë së cilave disa persona humbën jetën, ndërsa pak ditë përpara vizitës së Papës në vend, policia në Rio arrestoi këtë javë 15 persona dhe shpërndau një seri protestash me gaz lotsjellës.

Demonstruesit shfaqin pakënaqësinë e tyre ndaj faktit se qeveria ka shpenzuar disa dhjetëra miliardë dollarë për të pritur Botërorin dhe Lojrat Olimpike në 2016-n, ndërsa investimet publike janë shtrënguar ndjeshëm.

Në lidhje me këto protesta, Blatter pranoi: “Nëse këto trazira do të përsëriten, atëherë do të duhet të pyesim veten nëse kemi bërë mirë që ia dhamë Brazilit të drejtën për të pritur këtë aktivitet”.

Blatter, i cili më parë ka përgëzuar Brazilin për organizimin e mrië të Kupës së Konfederatave, shtoi se do të takohet me Presidenten e Brazilit, Dilma Roussef, në muajin shtator, për të diskutuar rreth sigurisë dhe organizimti sa më të qetë e të suksesshëm të Botërorit.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *