Home / Lajme / Maqedoni / Bllokohet pastaj lirohet për qarkullim rruga Tetovë-Pirok (VIDEO)

Bllokohet pastaj lirohet për qarkullim rruga Tetovë-Pirok (VIDEO)

10 Korrik – Nga të reshurat e mëdha të shiut është sjellur sasi e dheut dhe pas thirrjeve të qytetarëve unë si përfaqësues i komunës dola në terren.E njoftuam kryetarin e komunës dhe ai solli një eskavator që është duke e pastruarë terenin.Ne si përfaqësues të komunës i ndihmuam kësaj pjesë të lagjës së fshatit Kamjan e cila u rrezikua nga ky shi i dendur dhe mëtutje do të shohim se di do të vijojnë punët rrethë pastrimit të këtij kanali dhe nga vjen ky ujë me dhe”, tha Hajruli.

Të reshurrat e shiut që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme ka bërë që një pjesë e rrugës kryesore të fshatit Kamjan të bllokohet për disa orë. Shiu me vete nga mali ka sjellë sasi të madhe të dheut e cila ka bllokuar rrugën regjioanle Tetovë-Gostivar në fshatin Kamjan. Më pas banorë të këtij fshati janë organizuar vullnetarisht dhe kanë filluar pastrimin e rrugës, kurse në ndihmë u ka dalur edhe një eskavator i angazhuar nga komuna e Bogovinës dhe e ka pastruar rrugën. Gani Hajruli anëtar i shtabit të emergjencës në komunëne Bogovinës theksoi se pas pastrimit të rrugës dhe normalizimit të situatës sërish do të dilet në teren dhe do të konstatohen se nga është shkaktuar eriozoni i dheut. “Nga të reshurat e mëdha të shiut është sjellur sasi e dheut dhe pas thirrjeve të qytetarëve unë si përfaqësues i komunës dola në terren.E njoftuam kryetarin e komunës dhe ai solli një eskavator që është duke e pastruarë terenin.Ne si përfaqësues të komunës i ndihmuam kësaj pjesë të lagjës së fshatit Kamjan e cila u rrezikua nga ky shi i dendur dhe mëtutje do të shohim se di do të vijojnë punët rrethë pastrimit të këtij kanali dhe nga vjen ky ujë me dhe”, tha Hajruli. Më pas rreth orës 18, e 30 rruga është bërë e kalueshme në këtë pjesë të komunës së Bogovinës. Krahas eskavatorit që pastronte rrugën nga dheu i sjellur nga mali i afërt, poashtu edhe vetë banorët e fshatit Kamjan, janë angazhuar me lopata dhe vegla tjera për të pastruar kanalin që ishte stëmrbushur me dhe. Sipas banorëve të këtij fshati në këtë pjesë sa herë që ka të reshura të shiut i njejti zihet dhe pastaj rëra apo dheu dalin në rrugën kryesore. “Në pjesën më të lartë të fshatit janë duke u zhvilluar punime dhe ka mundësi që edhe nga atje të vjen shiu bashkë me dheun. Kemi punuar rrerh një orë për të sanuar dheun nga rruga dhe kanali kurse më pas është zhbllokuar rruga regjionale Tetovë-Pirok”, tha një banor i fshatit Kamjan. Ndryshe, ende nuk është raportuar se shiu i rymbyeshëm gjatë ditës së martë të ketë shkaktuar dëme edhe në vende të tjera të Pollogut. Zakonisht kur ka rreshje më të rerzikuara janë fshatrat Raotincë, Tudencë të komunës së Jegunocit dhe fshati Radiofcë i komunës së Bërvenicës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *