Home / Sport / Botërori U-20, Franca në finale me Uruguajin

Botërori U-20, Franca në finale me Uruguajin

Franca, pretendetja kryesore për fitimin e titullit botëror të 20 vjecarëve arriti të kalojë me sukses në finalen e Kupës së Botës që po luhet në Turqi. Kombëtarja transalpine arriti të mundë jo pa vështirësi Ganën me rezultatin 2-1 në takimin e luajtur në Bursa. Përballë kampionëve të Botës në fuqi, që kërkonin finalen e katërt në historinë e tyre, gjelat ishin që në fillim dominues.

Gjithsesi golin e avantazhit arritën ta gjenin vetëm në minutën e 43-të pas pas një kombinimi mes Florian Thauvin dhe Jean Cristophe Bahebeck. Francezët vajtën të qetë në pushim por në minutën e 47-të, Gana mundi të barazonte rezultatin me Ebenezer Assifuah duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës. Për sulmuesin ganez, ky ishte goli i pestë në këtë kompeticion në gjashtë ndeshje të luajtura, po aq sa Jesse i Spanjës dhe Bouma i Portugalisë.

Franca pas këtij goli e rriti presionin dhe Thauvin u bë njeriu ndeshje për transalpinët kur shënoi në minutën e 74-tërt pas një aksioni personal. Në 10 minutat e fundit transalpinët luajtën me 10 vetë në fushë pas daljes me karton të kuq të Umtiti pas një vendimi qesharak të kryesorit Naëaf Shukralla. Gjithsesi Franca mundi të ruajë avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare duke siguruar dhe një vend në finale. Përballë tyre në Stamboll më 13 korrik do të jetë Uruguaji, që mundi me penallti Irakun, pas barazimit 1-1 në 120 minuta lojë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *