Home / Sport / Brazili fitues i Kupës së Konferederatave

Brazili fitues i Kupës së Konferederatave

Brazilit ka mposhtur Spanjën në finalen e Kupës së Konfederatave me me rezultat 3-0.

Kampioni i Evropës dhe botës ishte skuadër inferiore përballë lojtarëve të Selecaos që luftonin me të gjitha forcat për ta nënshtruar kundërshtarin. Një ndihmesë të madhe bashkëkombësve të tyre në fushë ua jepnin edhe tifozët me atmosferën e jashtëzakonshme në stadiumin Maracana.

Pas një harkimi të Hulk, Fred u rrëzua para portës, por nga pozita e shtrirë e mposhti Casillasin (2’).

Brazilianët kanë mundur ta ngrenë edhe më shumë epërsinë me anë të Oscar, Paulinho e sidomos Fred, goditjen e të cilit e mbrojti portieri spanjoll.

Rastin e vetëm për të shënuar për La Roja e pati Pedro, mirëpo David Luiz nuk lejoi që topi ta kalonte vijën fatale.

Dhe për ‘eksplodimin’ e Maracanas në fund të pjesës së parë u përkujdes Neymar, i cili pranoi një asistim nga Oscar, për ta lënë të pashpresë Casillasin me të majtën (44’).
Si në fillim të pjesës së parë, ashtu edhe në dy minutat e para të pjesës së dytë, Fred pranoi asistimin e Hulk për ta shënuar golin e dytë personal (47’).

Se kjo nuk ishte mbrëmja e Furisë së Kuqe e dëshmoi edhe Sergio Ramos duke huqur penaltinë që iu dha përfaqësueses së tij (54’).

Brazili ka mundur të shënojë gola të tjerë deri në fund të takimit, përballë një Spanje të dobët në këtë përballje. Për më shumë, Pique u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes në Neymar si lojtar i fundit (68’).

Ky është triumfi i katërt i Brazilit në këtë kupë dhe i treti radhazi (1997, 2005, 2009, 2013). Spanja, nga ana tjetër, do të vazhdojë të mos e ketë në sirtar këtë trofe.

Italia në vendin e tretë

Në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave, që po zhvillohet në Brazil, në ndeshjen që sapo përfundoi, Italia mposhti me penallti Uruguain.

Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2. Dy herë udhëhoqi Italia me golat e shënuar nga Astoi në minutën e 24-të dhe Diamanti në minutën e 73-të, por Uruguai e barazoi të dy herët me golat e Edinson Cavanit në minutën e 58-të dhe atë të 78-të.

Në vazhdimin dy herë nga 15 minuta lojtarët e asnjërës kombëtare nuk ia dolën të shënojnë, edhe pse Uruguai 10 minutat e fundit të vazhdimeve i luajti me një lojtar më shumë në fushë, pas përjashtimit të mesfushorit italian Montolivo shkaku i dy kartonëve të verdhë. Në ekzekutimin e penalltive italianët ishin më të suksesshëm, duke realizuar tri nga katër, derisa uruguaianët shënuan vetëm dy herë nga katër tentime.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *