Home / Lajme / Maqedoni / Bulevardi Iliria do të kushtoj mbi 500 mijë euro (VIDEO)

Bulevardi Iliria do të kushtoj mbi 500 mijë euro (VIDEO)

Tetovë, 23 Korrik – Sot kanë filluar punët për asfaltimin e sheshit iliria ku është paraparë asfaltimi i bulevardit me një gjatësi prej 1800 metra ku do të asfaltohen të dy anët e rrugës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ishte sot në fillimin e punës për asfaltimin e bulevardit Iliria e cila tha se ky është një projekt që do të ndryshon pamjen e qytetit. Sipas Arifit ky projekt do të kushtoj mbi 500 mijë euro, ndërsa punët do ti kryen kompania Granit nga Shkupi e cila në bazë të një marrëveshjes do të paguhet me 18 këste për shkak të gjendjes së rëndë të buxhetit të komunës.

Arfi gjithashtu deklaroi se me zgjedhjen e shumicës së këshillit të Tetovës do të kemi më lehtë për të realizuar projekte më të mëdha kapitale, për të mirën e qytetarëve të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *