Home / Lajme / Maqedoni / Çair, vidhen 200 mijë euro nga posta

Çair, vidhen 200 mijë euro nga posta

Shkup, 26 Korrik – Më shumë se 200 mijë euro janë vjedhur në mëngjes rreth orës 7.30 në postën që ndodhet në rrugën ”Xhon Kenedi”, në Çair të Shkupit.

Dy burra të veshur me kominoshe blu të errët dhe të armatosur kanë hyrë në filialin e postës dhe i kanë detyruar punonjësit t’u japin paratë nën kërcënimin e armëve, transmeton Almakos.

Siç raporton Ministria e Punëve të Brendshme, në grabitjen e postës që ka zgjatur shumë shkurt janë marrë rreth 13 milionë denarë. Menjëherë pas plaçkitjes, grabitësit janë larguar me shpejtësi me motoçikleta në drejtim të panjohur.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *