Home / Sport / Carlito Tevez: Mezi pres të luaj me fanellën e Juventusit

Carlito Tevez: Mezi pres të luaj me fanellën e Juventusit

I karikuar dhe me shumë dëshirë për të filluar aventurën e re me fanellën e Juventus, që nga vila e tij në Los Kardales, 60 km larg Buenos Aires Karlos Tevez shpreh gjithë entuziazmin për misionin me skuadrën e tij të re.

“Do të nisem në 9 korrik për të filluar pregatitjet me shokët e mi të rinj dhe dua të jem në nivelin më të mirë, pasi Juventusi është një klub që pretendon maksimumin”.
Apashi është i ndërgjegjshëm që e pret një sfidë e rëndësishme, si për të ashtu dhe për klubin që me mbërritjen e tij synon fronin e Europës dhe që tani ndihet si në shtëpinë e tij të re në skuadrën bardhezi.
” Sapo mbërrita në Torino mora mesazhet e mirëseardhjes nga disa prej shokëve të skuadrës që më bënë të ndihem menjëherë pjesë e grupit. Duhet të jem i sinqertë, që kur firmosa për Juventusin kisha mundësinë për të vlerësuar shumë gjëra të vogla që më bënë të ndihem mirë. Jam shumë i lumtur dhe shumë i karikuar, kam shumë dëshirë pë të nisur këtë aventurë. Tifozët më transmetuan një afeksion të jashtëzakonshëm. Festa që më bënë në aeroport kur mbërrita dhe demonstrimi i afeksionit kur isha në Itali ishin me të vërtetë të jashtëzakonshme”.
Tevez rrëfen dhe se si e imagjinon Serinë A.
“Ende nuk kam një ide të saktë, por një gjë është e qartë. Përgatitja verore do të jetë shumë e rëndësishme për të kuptuar se cfarë më pret, dhe unë me zor po pres të filloj. E di që do të vesh një fanellë të rëndë, por nuk ka asnjë problem. Në të kaluarën kam demonstruar se di të mbaj cdo lloj presioni, madje përgjegjësitë më bëjnë të jap më teper.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *