Home / Sport / Chelsea humb Cavanin, hidhet në sulm për Luiz Suares

Chelsea humb Cavanin, hidhet në sulm për Luiz Suares

Edhe pse flitej se kishin arritur një marrëveshje me sulmuesin Edison Kavani drejtuesit e skuadres së Chelsit duket se kanë humbur garen me PSG për të siguruar shërbimet e një prej sulmuesve me porten dhe më të kërkuar në këtë merkato verore.

El Matador është shumë pranë kalimit në kryeqytetin francez, por londinezët duket se nuk do të rrinë në heshtje përsa i përket blerjes së një sulmuesi. Sipas mediave britanike bëhet e ditur se blutë e Londres të ndodhur në këtë situatë e kanë hedhur vështrimin drejt një tjetër sulmuesi amerikanolatin.
Bëhet fjalë për shokun e kombëtares së Kavanit, Luis Suares, i cili aktualisht është pjesë e skuadres së Liverpul në Angli. Presidenti Abramoviç u ka vënë në dispozicion drejtuesve të merkatos së londinezve një shumë prej 40 milion eurosh për të sjellur në Stemford Bridxh një lojtar të klasit botëros siç është uruguaiani, Luis Suares.
Dëshira për të vënë nën urdhërat e Mourinjos një sulmues potent ka bërë që drejtuesit e Chelsit të mos humbasin aspak kohë dhe të vihen menjëherë në kërkim një alternative tjetër pas dëshires së madhe që ishte blerja e Edison Kavanit. Shuma e ofruar nga drejtuesit e skuadres së Chelsit në adresë të ekipit të Liverpul ka bërë që londinezët të jenë në avantazh ndaj skuadres së Real Madrid, pasi këtë të fundit deri tani nuk kanë ofruar më shumë se 35 milion euro.
Sipas të përdishmes spanjolle “AS”, behet e ditur se pas kësaj oferte të bërë nga blute e Londres për Suares pritet të vijë edhe reagimi i madrileneve. Së fundmi bomberi amerikano-latin është shndërruar në një ndër objektivat parësorë për të dyja skuadrat, por në fund vetem njëra pritet të triumfojë ashtu siç po me Edinson Kavanin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *