Home / Sport / Chelsea kalon në planin B, kërkon Rooney dhe Lewandowskin për sulmin

Chelsea kalon në planin B, kërkon Rooney dhe Lewandowskin për sulmin

Çmimi i lartë i vendosur nga presidenti De Laurentis, për sulmuesin e tij më të mire, Edison Kavani, ka bërë që drejtuesit e skuadrës së Chelsit të mendojnë edhe planin B nëse nuk arrihet ky objektiv madhor.

Manjati rus, Abramoviç, nuk ka dëshirë që të shpenzojë 63 milion euro për të vënë nën urdhërat e Mournjos “El Matador”, ndaj i ka kërkuar Mourinjos që nëse nuk arrihet marrëveshja me Napolin ai duhet që ta hedhë vështrimin drejt ndonjë sulmuesi tjetër. Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i “Special One”, i cili i ka bërë të qartë presidentit të tij dy emra jo me më pak peshë në historinë e futbollit. Bëhet fjalë për sulmuesin britanik Uejn Runei dhe polakun Robert Levandovskin.
Të dy lojtarët kanë kërkuar largimin nga skuadrat respektive dhe ish trajneri i Real Madrid mund të përfitojë nga kjo dëshirë e lojtarëve për ti vënë nën urdhërat e tij.
Sipas mediave britanike, bëhet e ditur se Hose Mourinjo po mendon serisozisht që të ndërtojë një dyshe sulmuese tejet të frikshme, siç mund të jetë ajo mes Runey dhe Levandovskit.
Për të arritur këtë gjë, Mourinho mund të sakrifikojë disa lojtarë të Chelseat duke filluar nga sulmuesi iberik Torres, i cili duket se nuk është në planet e teknikut Luzitan. Për të blerë dy yjet e futbollit botëror, drejtuesit e Chelsit kanë në dispozicion plot 65 milion euro, gati aq sa kushton kartoni i uruguianit por me një ndryshim pasi Mournho do të ketë më shumë alternativa përzgjedhjeje mes dy sulmuesve se sa me Kavanin të vetëm.
Tashmë zgjidhja duket se ka mbetur në duart e Mourinhos, i cili këtë vit synon që ta rikthejë sërish skuadrën e Bluve të londrës në majat e futbollit angles dhe pse jo edhe në atë të futbollit Europian.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *