Home / Sport / Çmendet Junajtid, 70 milionë euro për Bejlin

Çmendet Junajtid, 70 milionë euro për Bejlin

“Mirror” ka zbuluar se kampionët do të bëjnë një ofertë të çmendur prej 70 milionë eurosh për yllin uellsian të Totenhemit brenda datës 31 korrik.

Nuk është vetëm Cesk Fabregas dhe zgjidhja e së ardhmes së Uejn Runit shkaku i nisjes urgjente të shefit ekzekutiv të Junajtid, Ed Uduard, nga Australia drejt Mançesterit. Numri 1 i klubit të “djajve” ka lënë grumbullimin e skuadrës në Sidnej për t’u ulur në skrivaninë e tij në “Old Trafford” dhe përgatitur detajet e një superoferte për Garet Bejlin. “Mirror” ka zbuluar se kampionët do të bëjnë një ofertë të çmendur prej 70 milionë eurosh për yllin uellsian të Totenhemit brenda datës 31 korrik. 20 herë kampionët janë gati të regjistrojnë blerjen më të shtrenjtë në historinë e tyre (35 milionë euro kushtoi Berbatovi në vitin 2008. Sulmuesi bullgar erdhi nga Totenhemi) dhe të Premier Ligës. Por pengesë do të kenë presidentin e “gjelave”, Daniel Levi, që kur bëhet fjalë për klube angleze, e rrit artificialisht vlerën e lojtarëve të tij për të mos forcuar rivalët. Spërsat deri më tani u kanë rezistuar joshjeve për asin 24-vjeçar, i cili u shpall dhe “Lojtari i Vitit” në Premier Ligë. Mirëpo “djajtë” do të bëjnë brenda këtij muaji një ofertë zyrtare, ndërsa numri “11″ i londinezëve ka parakaluar Kristiano Ronaldon në garën për të firmosur në “Old Trafford”. Emri i Bejlit është lidhur me Real Madridin, gjithsesi spanjollët kanë vendosur ta shtyjnë me një vit ofensivën e tyre për talentin më të kërkuar të dekadës në futbollin britanik. Mojes është dorëzuar në luftën për të mbajtur Runin, ndërsa drejtuesit e Junajtid kërkojnë të minimizojnë publicitetin negativ që mund të sjellë largimi i sulmuesit nga “Teatri i Ëndrrave”. Mojes, i cili ende nuk e ka bërë goditjen e tij të parë (po të lëmë jashtë talentin Guijermo Varela), pohoi publikisht ditë më parë se ai ka një çek të bardhë për të firmosur me një superyll. Mediat spekuluan edhe për emrin e Ronaldos, por “Mirror” zbulon se emri i vetëm për të cilin po hartohet një plan në këto momente është ai i Bejlit. Për më tepër, “The Sun” zbuloi një ditë më parë se Ronaldo ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Mançester (4.3 milionë euro), duke përforcuar zërat se do rinovojë në “Bernabeu”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *