Home / Sport / Damba Ba: Nuk më tremb Runi dhe as konkurrenca

Damba Ba: Nuk më tremb Runi dhe as konkurrenca

Sulmuesi i Çelsit është gati që të luftojë fort për të mbajtur vendin e titullarit te Çelsi.

Lojtari senegalez nuk futet tek emrat që Murinjo do të bazohet për repartin ofensiv. Aktualisht te blutë e Londrës flitet se mund të vijë Uejn Runi, ndërsa Romelu Lukaku është kthyer nga Uest Bromi dhe Fernando Torres dëshiron të mos largohet. Portugezi Demba Ba shikohet vetëm si një sulmues që gjuan brenda zonës dhe i paaftë të luftojë me mbrojtjen. Por, i pyetur për të ardhmen, lojtari u shpreh: “Unë mendoj se neve na duhet sa më shumë konkurrencë me njëri-tjetrin dhe të sjellim këtu lojtarët më të mirë në botë. Edhe mua kjo do të bëjë më mirë, pasi do mësoj më shumë nëse na bashkohen emra si Runi. Të gjithë lojtarët duan të luajnë dhe jo vetëm sulmi”, – vazhdoi senegalezi. Trajneri portugez, në një deklaratë të dhënë një ditë më parë, u shpreh se mirëpret vetëm Runin në ekip.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *