Home / Lajme / Maqedoni / Damjanovski: Kam marrë kërcënime me vdekje (VIDEO)

Damjanovski: Kam marrë kërcënime me vdekje (VIDEO)

16 Korrik – Shpallja e 4 personave ish bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në mesin e të cilëve ndodhet edhe akademiku Tome Serafimovski, ka nxitur edhe dorëheqjet e para nga akademia e shkencave dhe arteve në shenjë proteste.

Akademiku Bozhin Pavllovski, për të cilin ka nisur procesi i lustrimit përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski njofton braktisjen jo vetëm të ASHAM-it, shoqatën e shkrimtareve të Maqedonisë, por edhe largimin nga Maqedonia.“Pastrimin e artistëve, shkencëtarëve dhe publicistëve çdoherë e zbatojnë mendjelehtët e paguar mirë. Fillojnë me shaka të hidhur edhe pse në fund përfundojnë në plehrat e historisë. Në shoqëri të shëndosha ligji për “pastrim” domosdo se miratohet me konsensus të pushtetit dhe opozitës për shkak të higjienës më të madhe në shtet dhe që të mos mund opozita të miratoj ligj të saj kur do të kthehet në pushtet. Revanshizmi është proces gjakpirës në të cilin nuk vuajnë vetëm politikanët e çmendur por të pafajshmit dhe të dobëtit, gratë dhe fëmijët. Duke braktisur institucionet që i kontrollon regjimi aktual, me qetësin e plotë personale ju informoj se në vendlindjen e dytë në mënyrën më të bukur do vazhdoj ta promovoj vendlindjen time të parë”. Për dosjen e Pavllovskit, Komisioni për lustrim ka diskutuar në seancën e djeshme ndërsa vendimi për të është anuluar me kërkesë të disa anëtarëve. Nga Akademia e shkencave dhe arteve nuk ka ndonjë reagim pas lustrimit të akademikëve. Nga ky institucion theksuan se kreu iASHAM-it Vllado Kambovski është në udhëtim zyrtar jashtë vendit ndërsa anëtarët tjerë janë në pushim vjetor.Ndryshe sot anëtari i Komisionit për lustrim, Çedomir Damjanovski njoftoi se është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur po edhe nga kreu i Komisionit Tome Axhiev.Pohimet e tilla i ka hedhur si të pavërteta kreu i Komisionit Axhiev. “Kjo nuk ka lidhje me të vërtetën as që i është kërcënuar dikush e as që merret dikush me të. Vet ka ndonjë problem dhe dëshiron ta zgjidh përmes opinionit dhe mediave. Nuk e di çka ka njeriu. Ne në mënyrë permanente mbajmë seanca në Komision dhe përveç çështjeve që i punojmë çdoherë diskutojmë për shkak të sjelljes së tij dhe assesi njeriut t’i vij mendja. Çdoherë imagjinon diçka që nuk ka lidhje me të vërtetë dhe nuk e di deri ku do shkoj, çka ka nuk e di”, tha Tome Axhiev kryetar i Komisionit për lustrim.Në seancën e djeshme Komisioni ka shpallur ish bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete akademikun Tome Serafimovski, ish shefin e policisë sekrete Sllobodan Bogoevski, një ish gjykatës dhe një ish këshilltar. Seanca e radhës e komisionit është caktuar për nesër.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *