Home / Lajme / Maqedoni / Defekt i vogël, problem i madh me ujin (VIDEO)

Defekt i vogël, problem i madh me ujin (VIDEO)

Tetovë, 31 Korrik – Një defekt në gypin e ujit në rrugën e Ilindetit në Tetovë të mërkurën ka shkaktuar shumë probleme për banorët të cilët punojnë dhe banojnë në këtë pjesë të qytetit.

Ndërkohë që gjatë punimevepër sanimin e këtij defekti, punëtorët e ujësjellësit dhe kanalizimit kanë dëmtuar dhe kabllon e rrymës elektrike duke lënë një numër të konsiderueshëm të banorëve dhe pa rrymë elektrike.Sabedin Abedini përgjegjës për ujësjellësin dhe kanalizimin thotë se bëhet fjalë për një gyp të vjetër 70 vjeçar. “Defekte të këtilla ka gjithnjë nëpër qytet sepse bëhet fjalë për një rrjet shumë të vjetër. Madje gypi i cili kishte defekt në rrugën e Ilindenit është i vjetër 70 vjeçar. Pasi që bëhet fjalë për një gyp kaq të vjetër nuk është planifikuar se mund të ketë edhe rrjet të rrymës elektrike dhe puntorët e kanë dëmtuar edhe atë rrjet”, tha Abedini. Defekti është sanuar gjatë orëve të mesditës, ndërsa gjatë punëve puntorëve të NPK-së është gërmuar një pjesë e madhe e rrugës që ka shkaktuar edhe pengesa në komunikacion. Ndërkohë që në sheshin e Tetovës vazhdojnë punët rreth unazës e cila filloi të ndërtohet në kohën e ish kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Por nga ana e udhëheqësisë aktuale të komunës së Tetovës paralajmërohet se përkohësisht do të ndërtohet park me gjelbërim dhe jo fontanë. Punëtorët të parqeve dhe gjelbërimit tash më janë duke punuar dhe duke e rregulluar këtë vend për të mbjellë hapësirë të gjelbër. Drejtori i NPK-së Xhelal Ceka tha se një në bisedë me kryetaren e komunës së Tetovës është marrë një vendim që përkohësisht të bëhet një park. Unaza në qendër të Tetovës nga ish kryetari i komunës ishte paraparë që të ndërtohet një fontanë, me të cilën sipas tij Tetova do të kishte një pamje evropiane, mirëpo nga ana e kryetares së re të Tetovës Teuta Arifi, ai projekt nuk është zgjidhje e duhur dhe ajo kohë më parë ka thënë se mund të ketë edhe ndryshim të planit për qendrën e Tetovës ku nuk do të përfshihet ndërtimi i fontanës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *