Home / Lajme / Maqedoni / Dënime me burg për protestuesit e marsit në Shkup (VIDEO)

Dënime me burg për protestuesit e marsit në Shkup (VIDEO)

5 Korrik – Sipas vendimit të gjykatës, tetë nga të akuzuarit janë dënuar me dënime me burg prej një vit, tetë muaj dhe tre muaj burg, Gjashtë të tjerë u dënuan me dënime me kusht prej gjashtë muajve. Gjykata theksoi se të akuzuarit janë fajtor për pjesëmarrje në turmë që ka kryer vepër penale, prishje të rendit dhe qetësisë si dhe dëmtime materiale.

Gjykata Themelore e Shkupit i ka shqiptuar dënime me burg protestuesve shqiptarë që shkaktuan dëme në protestat e marsit të këtij viti në Shkup.

Në këto protesta që u organizuan kundër dhunës së huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve u shkaktuan dëme materiale si djegien e një autobusi urban, dëmtimi i makinave private si dhe dëme të tjera.

Sipas vendimit të gjykatës, tetë nga të akuzuarit janë dënuar me dënime me burg prej një vit, tetë muaj dhe tre muaj burg, Gjashtë të tjerë u dënuan me dënime me kusht prej gjashtë muajve. Gjykata theksoi se të akuzuarit janë fajtor për pjesëmarrje në turmë që ka kryer vepër penale, prishje të rendit dhe qetësisë si dhe dëmtime materiale.

Protestuesit shqiptarë kryesisht të rinj u dënuan sepse ata ishin pjesë e protestave spontane të organizuara në Shkup, një ditë pas protestave të maqedonasve që ishin kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes, për shkak të kaluarës së tij si ish-komandant i UÇK-së.

Huliganët gjatë këtyre protestave kanë rrahur dhe ushtruar dhunë ndaj të rinjve, grave dhe pleqëve shqiptarë nëpër rrugët e Shkupit. Deri tani nuk ka pasur ndonjë dënim me burg ndaj huliganëve maqedonas.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *