Home / Lajme / Maqedoni / Departamenti shtetëror amerikan:Sa më shpejt të gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin

Departamenti shtetëror amerikan:Sa më shpejt të gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin

25 korrik-“Ne i mbështesim angazhimet vijuese në Kombet e Bashkuara të kryesuara nga Methju Nimic. Shpresojmë se udhëheqësit e Maqedonisë dhe të Greqisë do të gjejnë zgjidhje të pranueshme të kontestit për emrin sa më shpejt në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe sigurisë në rajon”, u përgjigj përfaqësuesi i Departamentit Shtetëror

Në pritje të vizitës së kryeministrit grek, Andonis Samaras në Uashington, si dhe refuzimin e tij të ftesës për takim për kontestin me emrin me Maqedoninë, Departamenti shtetëror amerikan pati reagim të shkurtër për çështjen e emrit.

“Ne i mbështesim angazhimet vijuese në Kombet e Bashkuara të kryesuara nga Methju Nimic. Shpresojmë se udhëheqësit e Maqedonisë dhe të Greqisë do të gjejnë zgjidhje të pranueshme të kontestit për emrin sa më shpejt në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe sigurisë në rajon”, u përgjigj përfaqësuesi i Departamentit Shtetëror në pyetjen për MIA-n për reagimin për refuzimin e Samarasit për propozimin e Maqedonisë për intensifikimin e bisedave për kontestin rreth emrit.

Obama e refuzoi kërkesën fillestare të Samarasit për takim në fillim të qershorit, që më pas të gjejë termin më 8 gusht, kur Samarasi do të takohet edhe me nënpresidentin Xho Bajden, dhe sekretarin shtetëror, Xhon Keri. Në paralajmërimin e vizitës së tij, si dhe në dëshminë e zëvndëssekretares së ardhshme amerikane të shtetit për Evropën, Viktoria Nuland, si një prej çështjeve greke për të cilën janë krijuar kushte për zgjidhje theksohet kontesti me ishullin e ndarë Qipron, por jo edhe kontesti me Maqedoninë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *