Home / Lajme / Maqedoni / Deri më 30 gusht aplikimi për subvencione (VIDEO)

Deri më 30 gusht aplikimi për subvencione (VIDEO)

27 Korrik – Ministrinë e Bujqësisë,Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave Njësia Rajonale Tetovë njoftohen bujqit individual se ka filluar parqitja e kërkesave për mbështetje financiare për te gjitha masat e kulturave bimorë dhe prodhimit blegtoral.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më 30.08.2013 vit.Kërkesat duhet të dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë,Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave Njësia Rajonale Tetovë. Gjithsej në rajonin e Pollogut, ka rreth 2000 prodhues të rregullt të qumshtit të cilët shfrytëzojnë subvencione. Gjatë vitit të kaluar, gjegjësisht në vitin 2012, qumshti nga ana e shtetit është subvencionuar 3,5 denarë për një litër, kurse këtë vit pritet të rritet subvencionimi i prodhuesve të qumshtit. Ndryshe, Sipas të dhënave paraprake në rajonin e Tetovës ishin planifikuar të mbjellen 11078 hektarë prodhime pranverore. Gjithsej kultura të drithit ishin planifikohet të mbjellen 6363 hektarë në Pollog, kurse deri më tash janë korur 4750 hektarë. Më pak janë mbjellur kultura industrial diku rreth 101 hektarë. Kultura Kopshtare janë mbjellur në rajonin e Tetovës dhe me gjërë gjithsej 2190 hektarë, ndërsa kultura Fragjile janë mbjellur diku rreth 2424 hektarë në këtë rajon.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *