Home / Lajme / Maqedoni / Deri në fund të vitit Maqedonia përafërsisht me 50 për qind të shfrytëzueshmërisë së IPA fondeve

Deri në fund të vitit Maqedonia përafërsisht me 50 për qind të shfrytëzueshmërisë së IPA fondeve

11 korrik-Nëse e marrin Kroacinë ku sistemi decentralizues ndodhi në vitin 2006 dhe Turqinë e cila e fitoi në vitin 2003, shtatë vite para nesh, për qindja e shfrytëzimit te ata është midis 48 dhe 51 për qind. Do të thotë, përafërsisht jemi në nivel të njejtë të shrytëzueshmërisë së mjeteve”, tha Stavreski.

Maqedonia me për qindje të shfrytëzimit të mjeteve të fondeve IPA si edhe vendet e reja anëtare të BE-së. Deri në fund të vitit pritet për qindja e shfrytëzueshmërisë të jetë përafërsisht 50 për qind. Nga 640 milionë euro sa edhe kanë qëndruar në dispozicion nga IPA-fondet të dedikuara për lehtësimin e procesit të inkuadrimit të vendit në BE, janë dakorduar marrëveshje konkrete për 123 projekte në vlerë prej 190,2 milionë euro.

Siç njoftoi në debatin e sotëm për shfrytëzimin e fondeve të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese-IPA në Republikën e Maqedonisë, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropian dhe koordinator i IPA-fondeve Fatmir Besimi, krahasuar me përvojën e vendeve të tjera të rajonit, Maqedonia është në mesin e vendeve të para e cila ka siguruar menaxhim të decentralizuar me këto fonde edhe atë nga katër prej gjithsej pesë komponentave në përgjithësi.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, i cili është koordinator për shfrytëzimin e komponentit të tretë dhe të katërt të IPA fondeve, Maqedonia në mënyrë konsekuente Kroacisë dhe Turqisë, është një prej vedeve të rralla e cila arriti për institucionet kombëtare në vitin 2010 të marrë sistem të decentralizuar për menaxhim me mjetet IPA. Në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve, ai thotë se mbajnë hapësirë argumentet për kënaqësi, por edhe për vetëkritikë dhe kritkë konstruktive. Për qindja e shfrytëzueshmërisë deri në fund të vitit mund të jetë 48 për qind, ndërsa kjo është, thotë, afër për qindjes të shfrytëzimit të rreth 50 përqindve të cilin e kanë arritur edhe vendet e reja anëtare të BE-së.

“Për qindja e shfrytëzueshmërisë së IPA fondeve bashkë me qershorin është diku 37 për qind në të gjitha IPA komponentat dhe kjo për qindje deri në fund të vitit në bazë të aktiviteteve të anticipuara për atë se çka do të ndodh do të rritet në 48 për qind. Nëse e marrin Kroacinë ku sistemi decentralizues ndodhi në vitin 2006 dhe Turqinë e cila e fitoi në vitin 2003, shtatë vite para nesh, për qindja e shfrytëzimit te ata është midis 48 dhe 51 për qind. Do të thotë, përafërsisht jemi në nivel të njejtë të shrytëzueshmërisë së mjeteve”, tha Stavreski.

Ai shtoi se për shkallë më të lartë të shfrytëzimit do të ndihmojnë disa projekte të mëdha të cilat janë në fazën e realizimit.

Marjanço Nikollov i LSDM-së dërgoi vërejtje se pse nuk shfrytëzohen mjete të mjaftueshme nga IPA fondet të cilat paraqesin një lloj granti dhe RM nuk ka nevojë t’i kthejë, ndërsa për projekte të ndryshme merren kredi.

Zëvendëskryeministri Stavreski sqaroi se në lidhje me komponentin e parë deri në fund të këtij viti mjetet e kontraktuara do të arrijnë 190 milionë euro. “Rregulli i shfrytëzimit të këtyre mjeteve është tre vite nga nënshkrimi i marrëveshjes financiare. Nëse dikush vlerëson se përnjëherë mund të realizohet e gjihë ndihma, këtu qëndron problemi pasi që procesi i përgatitjes së këtyre projekteve është shumëvjeçar, ndërsa procesi i implementimit as nuk ka filluar as nuk ka mbaruar dhe ka kohë të tërhiqen këto mjete”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *