Home / Sport / Destani paguan kuotizimin, Shkëndija kërkon sponsor

Destani paguan kuotizimin, Shkëndija kërkon sponsor

“Falemenderojmë publikisht biznesmenin e njohur z. Lazim Destani dhe kompaninë e tij ‘Ecolog’ që i’u përgjigjën pozitivisht ftesës tonë për t’i ndihmuar klubit. Duam të sqarojmë se ‘Ecologu’ paguan kuotizimin, por për momentin nuk ka hyrë si sponsor në Shkëndijë. Gjithashtu duam të njoftojmë publikun se bisedimet nuk janë ndërprerë dhe të njëjtat vazhdojnë edhe më tutje. Shpresojmë dhe besojmë se gjithë këta vuajtje do të marrin fund së shpejti me një zgjidhje të favorshme, për të parë një Shkëndijë të fortë që do të dominojë futbollin në Maqedoni”, deklaroi kryetari i Shoqatës së tifozëve ‘Ballistët’, Shkëlzen Meta.

Pas kërkesës së grupit të tifozëve ‘Ballistët’, për hyrjen e kompanisë ‘Ecolog’ si sponsor gjeneral në KF Shkëndija, biznesmeni dhe pronari i kësaj kompanie Lazim Destani nuk lejon penalizimin e ekipit tetovar, duke paguar 13 mijë euro, në emër të kuotizimit të për pjesëmarje të ekipi në Ligën e Parë. Me këtë hap Destani nuk lejon penalizimin e ekipi nga organet e FFM-së, që kanosej të zbresë Shkëndijën disa kategori më poshtë. Kompania ‘Ecolog’ vendimin e pronarit Destani, e ka publikuar përmes një komunikate për media, ku thuhet se për momentin kjo është ndihma që mund t’i ofrohet Shkëndijës, që në mënyrë indirekte sqaron se për momentin hyjnë në ekip si sponsor gjeneral. “Z. Lazim Destani, edhe kompania Ecolog, kanë përcaktime të qarta për sa i përket mbështetjes së aktiviteteve shoqërore, përfshi edhe sportin. Dhe në bazë të këtyre principeve ashtu siç shqyrtojmë çdo kërkesë që na drejtohet, shqyrtuam me kujdes edhe kërkesën e sipërpërmendur lidhur me KF Shkëndija. Dhe si rrjedhoj, duke patur parasysh gjendjen kritike të klubit dhe sidomos situatën me regjistrimin përkatës në FFM duke rrezikuar kështu rënien për disa kategori, ne pa hezituar kemi shprehur gatishmërinë të ndihmojmë klubin të kapërcej këtë situatë emergjente. Kështu, me një procedurë të përshpejtuar, Z. Lazim Destani, do të kontirbuoj me një ndihmë të njëhershme prej rreth 13,000 eur, aq sa është shuma e regjistrimit përkatës për kuotizim në FFM, që të tejkalohet kjo pengesë kritike për funksionimin e klubit. Ecolog-u në parim nuk ka në filozofinë e veprimit angazhimin direkt në sport, por për hirë të dashamirësisë dhe besimit të shprehur, ne do të analizojmë kërkesën për tu involvuar më shumë tek KF Shkëndija, dhe për çdo zhvillim tjetër do të njoftojmë publikun në kohën e duhur”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ‘Ecologut’ lëshuar mediave. Të kënaqur që kërkesa e tyre pjesërisht mori përgjigje pozitive, nga tifo-grupi ‘Ballistët’ falemenderojnë biznesmenin Lazim Destani, ndërsa paralajmërojnë normalizim të situatës te Shkëndija. “Duam që të falemenderojmë publikisht biznesmenin e njohur z. Lazim Destani dhe kompaninë e tij ‘Ecolog’ që i’u përgjigjën pozitivisht ftesës tonë për t’i ndihmuar klubit. Duam të sqarojmë se ‘Ecologu’ paguan kuotizimin, por për momentin nuk ka hyrë si sponsor në Shkëndijë. Gjithashtu duam të njoftojmë publikun se bisedimet nuk janë ndërprerë dhe të njëjtat vazhdojnë edhe më tutje, pasi ne si tifozë jemi të bindur se vuajtjet e Shkëndijës me kryesitë e saj do të marrin fund vetëm nëse ‘Ecolog’ merr të gjithë kompetencat e krenarisë tonë. Ne si tifozë së shpejti do të formojmë një grup emergjent që do të merret me skuadrën dhe futbollistët, pasi për momentin ekipi ka mbetur pa kurfarë strukture. Shpresojmë dhe besojmë se gjithë këta vuajtje do të marrin fund së shpejti me një zgjidhje të favorshme, për të parë një Shkëndijë të fortë që do të dominojë futbollin në Maqedoni”, deklaroi kryetari i Shoqatës së tifozëve ‘Ballistët’, Shkëlzen Meta. Gjtihsesi me pagesën e kuotizimit, ekipi ruan të drejtën e garimit në Ligën e Parë, por problem tani mbetet çështja e pagesës së futbollistëve të mbetur në klub dhe që refuzojnë të dalin në teren pa marë rrogat e tyre. Shkëndija tejkalon problemin e kuotizimit, por mbetet për tu parë se me çfarë formacioni ekipi do të garojë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit vendor. Për momentin ekipi s’ka kryesi, staf teknik dhe si rrjedhojë futbollistët kanë ndërprerë seancat stërvitore. ‘Ballistët’ paralajmërojnë zgjidhje të situatës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *