Home / Sport / Deulofeu huazohet tek Everton

Deulofeu huazohet tek Everton

Klubi katalanas njoftoi se sulmuesi 19-vjeçar është huazuar tek Everton.

Talenti i ri i Barcelonës, Gerard Deulofeu do të nisë një aventurë të re në Angli. Klubi katalanas njoftoi se sulmuesi 19-vjeçar është huazuar tek Everton. Deulofeu është autori i 18 golave në 33 ndeshjet e zhvilluara me rezervat e Barcelonës sezonin e lënë pas. Vet lojtari pas arritjes së marrëveshjes me skuadrën angleze, pranoi se eksperienca me ekipin blaugrana do ta ndihmojë shumë tek klubi i ri. Për Everton spanjolli ishte blerja e katërt në këtë merkato pas Arouna Kone, mbrojtësit Antolin Alcaraz e portierit Joel Robles.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *