Home / Lajme / Maqedoni / Dhënia e recetave si deri më 30 qershor, po largohen problemet e sistemeve (VIDEO)

Dhënia e recetave si deri më 30 qershor, po largohen problemet e sistemeve (VIDEO)

2 Korrik – Xhemail Mehazi, gjithashtu drejtor në FSSHM, theksoi se të gjithë qytetarët të cilët kanë kartela shëndetësore elektronike rregullisht do të shërbehen në institucione shëndetësore, ndërsa at të cilët nuk kanë dhënë kërkesë për marrje të kartelës si deri më tani do të marrin kartonë të kaltër dhe normal do të shërbehen.

Fondi për Sigurim Shëndetësor ka dhënë instruksione deri te barnatoret, deri te institucionet shëndetësore publike dhe private, si dhe deri te njësitë e veta rajonale që prej sot të vazhdojnë me punë si deri më 30 qershor, pasi dje është paraqitur një problem në sistemin për dhënien e ilaçeve dhe për caktimin e kontrolleve nga ana e mjekëve amë.

Drejtori i FSSHM-së Jovan Gërpovski sot në konferencë për shtyp kumtoi se instruksionet janë bërë dje pasdite dhe se në takim me shtëpitë programuese që i kanë përpunuar sistemet janë dakorduar hapa konkrete për tejkalimin e problemeve.

“Deri më 30 qershor ishte periudhë për provë, kur ishin të vlefshme që të dyja – receta elektronike dhe e letrës dhe në këtë periudhë të gjitha testimet virtuoze të sistemit kalojnë në mënyrë të përkryer dhe pikërisht për këtë u soll vendim që më 1 korrik të fillojë sistemi elektronik”, tha ai.

Sot pasdite disa mjekë amë kanë pasur probleme me dhënien e e-udhëzimeve, por sipas Gërpovskit, problemi është evituar.

Pas paraqitjes së problemeve, pasi Ministria e Shëndetësisë e lansoi sistemin e rëndë, Gërpovski thotë se ka pasur disa ankesa, por se përfaqësuesit e FSSHM-së, në Fakultetin për shkenca informatike dhe teknologji dhe Inspektorati shtetëror për shëndetësi ishin në terren dhe vazhdimisht kanë reaguar.

Rreth 400.000 qytetarë të cilët nuk kanë dhënë kërkesë për kartelë shëndetësore elektronike duhet të shkojnë në njësitë rajonale të FSSHM-së dhe para se të marrin kartonë të kaltër të japin kërkesë për marrje të kartelës së tillë.

Xhemail Mehazi, gjithashtu drejtor në FSSHM, theksoi se të gjithë qytetarët të cilët kanë kartela shëndetësore elektronike rregullisht do të shërbehen në institucione shëndetësore, ndërsa at të cilët nuk kanë dhënë kërkesë për marrje të kartelës si deri më tani do të marrin kartonë të kaltër dhe normal do të shërbehen.

Gërpovski, ndërkaq, theksoi se dhënia e kartelave shëndetësore elektronike asnjëherë nuk do të ndërpritet duke pas parasysh se do të lindin njerëz të rinj, disa njerëz ndoshta edhe do t’i humbin… “Çdoherë do të ketë nevojë që të jepen kërkesa. Por afati i dhënies së kartonëve të gjelbër në mënyrë të vazhdueshme për të gjithë të siguruarit ishte deri më 30 qershor dhe këtë e mbajmë”, thotë Gërpovski.

Deri më tani janë dhënë mbi një milionë e 200 mijë kërkesa për dhënie të kartelave shëndetësore elektronike, ndërsa janë distribuuar afër 600 mijë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *