Home / Lajme / Maqedoni / Dhunon familjen e vet, djali e paraqet në polici

Dhunon familjen e vet, djali e paraqet në polici

12 korrik-Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë e markës “Broving”, kalibri 7,65 milimetra dhe shtatë plumbash. Sipas policisë, pasi të zbardhen rrethanat që ndërlidhen me rastin në fjalë, ndaj 60 vjeçarit do të iniciohet edhe fletëparaqitje përkatëse.

Një i ri nga Gostivari ka denoncuar në Polici babanë e tij, me pretekstin se për më tepër se tre muaj radhazi kishte maltretuar familjarët e tij, madje edhe duke i kërcënuar për jetë. “Të mërkurën rreth orës 23 të mbrëmjes, 26 vjeçari me inicialet V.I nga Gostivari, ka paraqitur në stacionin policor denoncimin se babai i tij, 60 vjeçari me inicialet B.I, për një kohë të gjatë, respektivisht më tepër se tre muaj, në vazhdimësi e ka mallteretuar familjen, dhe hapur i ka kërcënuar për jetë.

Pas denoncimit, personi në fjalë është sjellë në stacionin policor ku dhe vazhdon të mbahet i privuar nga liria”, njoftoi zëdhënësi Marjan Josifoski. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë e markës “Broving”, kalibri 7,65 milimetra dhe shtatë plumbash. Sipas policisë, pasi të zbardhen rrethanat që ndërlidhen me rastin në fjalë, ndaj 60 vjeçarit do të iniciohet edhe fletëparaqitje përkatëse. Një denoncim të tillë pati edhe gjatë muajt qershor. Një 30 vjecare denoncoi në polici se ka qenë e maltretuar fizikisht nga ana e bashkëshortit të saj.

Viteve të fundit është shënuar një ngritje e vetëdijes qytetare në këtë aspekt, dhe janë bërë hapa përpara drejt denoncimit të rasteve të tilla tek organet kompetente. Nga Policia e Gostivarit njoftojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, në Gostivar dhe rrethinë në 36 raste është bërë denoncim për dhunë në familje.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *