Home / Lajme / Maqedoni / Digjet nga zjarri një banesë në Tetovë (VIDEO)

Digjet nga zjarri një banesë në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 29 Korrik – Një banesë në rrugën “Braqa Millladinov”, në afërsi të Shkollës së Mesme Tekstile në Tetovë, të dielën në mbrëmje është përfshirë nga zjarri.

Bëhet fjalë për banesën pronë e Ismail Ismailit nga Tetova. Sipas tij, zjarri ka filluar në afërsi të dritares dhe ai dyshon se banesa e tij është përfshirë nga zjarri qëllimisht dhe nuk ësjtë djegur nga pakujdesia.“Unë isha në Shkup në dasmë dhe më lajmëruan në telefon se më është djegur banesa, menjëherë me makinë erdha dhe ç‘të shohë ishte djegur. Unë dyshoj se kjo ka qenë e djegur nga njeriu. Mbrëmë erdhi policia dhe bëri hetime dhe gjatë ditës së sotme ishin të pranishëm dhe bëhen hetime dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam dëm material mbi 10 mijë euro, kam pasur teshat e butikut të cilët nuk mundem më ti nxjerr në treg, ata kanë një vlerë mbi 7 mijë euro dhe shumë sende me vlerë janë djegur në tërësi”, tha Ismaili. Lidhur me dyshimet e hedhura nga pronari i banesës së djegur se faktori njeri mun të jet shkaktar i zjarrit, Policia e Tetovës ka bërë të ditur se informatata e para janë se bëhet fjalë nga pakujdesia. Nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë kanë bërë të ditur se sipas të dhënave të para dhe hetimeve të kryera, rezulton se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia. “Në njërën prej dhomave ka qenë e vendosur në rrymë elektrike një paisje për flokët (figaro) nga e cila dyshimet tona janë se është ndezur krevati dhe pastaj është përhapur zjarri në tërë banesë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, thonë Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë. Nga ky sektor nënvizojnë se pasi që rasti hetohet të gjitha variantet analizohen se nga është shkaktuar zjarri duke mos përjashtuar mundësinë që edhe faktori njeri të ketë gisht.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *