Home / Lajme / Maqedoni / Dimovski: Importi i kushtëzuar i grurit dhe miellit mbetet në fuqi deri te stabilizimi i kursit

Dimovski: Importi i kushtëzuar i grurit dhe miellit mbetet në fuqi deri te stabilizimi i kursit

21 korrik-Ai sqaroi se masa reciproke për domatet, verën e Maqedonisë nga ana e Serbisë, e cila u gjet më e goditur nga masa, edhe krahas paralajmërimeve nuk do të ketë, para së gjithash për shkak të, siç tha, reagimit të shpejtë nga pala e Maqedonisë dhe argumentet e forta për vendosjen e saj.

Masa për import të kushtëzuar për grurë dhe miell mbetet në fuqi deri te afati i paraparë deri më 31 dhjetor të këtij viti, gjegjësisht deri te stabilizimi i tregut dhe blerjes së rregullt të grurit të Maqedonisë dhe nuk do të pësojë kurrfarë ndryshimesh, paralajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Ai sqaroi se masa reciproke për domatet, verën e Maqedonisë nga ana e Serbisë, e cila u gjet më e goditur nga masa, edhe krahas paralajmërimeve nuk do të ketë, para së gjithash për shkak të, siç tha, reagimit të shpejtë nga pala e Maqedonisë dhe argumentet e forta për vendosjen e saj.

Tregu në Maqedoni, tha, është liberal, por shteti është i obliguar në pajtim me Ligjin për bujq[si dhe zhvillim rural ta mbrojë prodhimin vendor. Në pajtim me marrëveshjen e CEFTA-s, siç sqaroi Dimovski, në rast të çrregullimit të tregut vendor për prodhim të caktuar vendet anëtare kanë mundësi për masë mbrojtëse e cila do të kontribuojë për rregullimin e marrëdhënieve të tregjeve, dhe të ofertës dhe kërkesës deri te stabilizimi i tij.

Sipas tij, në 18 muajt e kaluar në Maqedoni janë importuar rreth 150 mijë tonë grurë dhe mbi 70 mijë tonë miell.

Masa parashikon obligim ai i cili do të importojë një kilogram grurë të importuar, duhet të blejë tre kilogramë grurë vendor, gjegjësisht në rast se importon një kilogram miell duhet të blejë katër kilogram grurë.

Ministri Dimovski informoi se Qeveria ka përgatitur propozim-ligj për cilësi të prodhimeve bujqësore me të cilin, mes tjerash, janë paraparë shenja mbrojtëse për import të miellit me ç’farë theksoi, do të vendoset kontroll i nevojshëm

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *