Home / Lajme / Maqedoni / Dnevnik: Kisha do të ndërtohet në Drenovec,Teuta Arifi demanton (VIDEO)

Dnevnik: Kisha do të ndërtohet në Drenovec,Teuta Arifi demanton (VIDEO)

Tetovë, 23 Korrik – Nga VMRO mohojnë se kjo ka qenë pjesë e marëveshjes, por vërtetojnë se të enjten në mbledhje nuk do të pengojnë zgjedhjen e Hisen Xhemailit si kryetar të Këshillit komunal. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se marrëveshja është politike për ndarjen e pushtetit. Cdo gjë tjetër për të cilën flitet janë gjëra të cilët nuk mund të vendosin partitë politike por qytetarët.

Në lagjen ku janë zhvilluar më së shumti luftime gjatë vitit 2001 do të ndërtohet kishë. Kjo bëhet e ditur nga Gazeta Dnevnik sipas së cilës kisha do të ndërtohet në Lagjen Drenovec afër stadiumit të qytetit të Tetovës dhe kjo lejohet me marëveshjen që është arritur këto ditë mes BDI-së dhe VRMO-së për konstituimin e Këshillit të Komunës së Tetovës. Këtë lajm e kanë konfirmuar nga VMRO-DPMNE për gazetën ndërsa nga BDI kanë tentuar ta amortizojnë këtë çështje duke theksuar se kjo nuk është përgjegjësi e Komunës dhe se nuk do të kenë asgjë kundër nëse ndërtimin e saj e inicojnë shoqata të qytetarëve. Sipas përfaqësuesve të BDI-së që në kohën e qeverisjes së Hazbi Likës është dhënë një pëlqim i tillë.Nga partia e Gruevskit potencojnë se ka kaluar edhe marëveshja që të mos ngriten përmendore të reja të ushtarëve të UÇK-së, por edhe përmendoret e Todor Cipovski-Merxhan dhe Gjoce-Stojçevskit të vendosen në Muzeun e Tetovës. Këto përmendore u hoqën nga qendra e qytetit kur filloi rindërtimi i qendrës në kohën kur kryetar komune ishte Hazbi Lika. Nga BDI këtë e spjegojnë me argumente se në programin parazgjedhorë nuk e kanë prioritet ndërtimin e përmendoreve të reja dhe kanë vërtetuar se dy përmendoret e luftarëve maqedonas do të vendosen në Muzeun e qytetit.Nga të dy partitë konfirmojnë se Ndërmarja komunale do të ndahet në dy drejtori dhe funksionet do të ndahen ndërmjet BDI-së dhe VMRO-së.VMRO i ka fituar edhe pozitat e drejtorit në shkollën e mesme “Mosha Pijade” dhe në shkollën fillore “Kikish”, kurse në çerdhe do ketë nga dy drejtor (1 shqiptarë dhe 1 maqedon). Ka kaluar gjithashtu edhe kërkesa që 30% e punësimeve të jenë në favor të maqedonve, nga 8 sektorët në komunë me 2 të udhëheqin kuadro maqedonas të VMRO-së të cilët gjithashtu presin që tu takoj edhe pozicioni i udhëheqësit të Njësis së zjarëfikësve.Nga radhët e BDI-së sipas gazetës Dnevnik do jetë struktura udhëheqëse e Komunës. Përveç funskionit të kryetares, nga BDI do jetë edhe udhëheqësi i Këshillit Komunal dhe sekretari i Komunës. Nga VMRO mohojnë se kjo ka qenë pjesë e marëveshjes, por vërtetojnë se të enjten në mbledhje nuk do të pengojnë zgjedhjen e Hisen Xhemailit si kryetar të Këshillit komunal. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se marrëveshja është politike për ndarjen e pushtetit. Cdo gjë tjetër për të cilën flitet janë gjëra të cilët nuk mund të vendosin partitë politike por qytetarët.“Kemi arritur marrëveshje politike sa i përket ndarjes së pushtetit brenda komunal. Në këtë ndarje atyre iu kemi ofruar poste sipas numrit të votave, ju kemi ofruar një zëvendës shef sektori dhe dy shefa të sektorëve nga tet, kemi rënë dakord që të hapim proces për riorganizimin e ndërmarrjes . jemi akorduar që të kemi te çerdhja dy drejtor, me atë që nëse paraqitet kontest mes të dyve fjala e fundit të jetë e kreut të komunës. Pra marrëveshja është kjo duke i shtuar faktin që ato drejtor që janë udhëhequr nga drejtor maqedonas do udhëhiqen edhe tash, dhe në komunë sektorët që i kanë udhëhequr do i udhëheqin edhe tash, ndërkohë që çdo deklaratë tjetër jashtë kësaj është vetëm spekulim politik”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *