Home / Lajme / Maqedoni / Do ndërtohet mure rrethues në shkollën periferike “Bashkimi” në Lagjen Tullana

Do ndërtohet mure rrethues në shkollën periferike “Bashkimi” në Lagjen Tullana

30 korrik-“Kërkesa e banorëve ishte se duhet të bëhet muri rrethues për ti mbrojtur fëmijët nga qentë endacak. Do bëhet një mure rrethues që do ti siguroj nxënësit prej gjërave që mund t’ju bëje dëm. Ky investim do të kushtoje mbi 20 mijë euro dhe Komuna e Gostivarit, është e përgatitur për ti përmbushur obligimet financiare ndaj kompanive të cilët do ta kryejnë në mënyrë profesionale punën”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Vazhdojnë investimet në përmirësimin e kushteve në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar.

Investime tashmë janë zhvendosur edhe në shkollën periferike në lagjen “Tullana”.

Në këtë shkollë periferike kanë filluar punët për rregullimin e murit rrethues të shkollës.

“Kërkesa e banorëve ishte se duhet të bëhet muri rrethues për ti mbrojtur fëmijët nga qentë endacak. Do bëhet një mure rrethues që do ti siguroj nxënësit prej gjërave që mund t’ju bëje dëm. Ky investim do të kushtoje mbi 20 mijë euro dhe Komuna e Gostivarit, është e përgatitur për ti përmbushur obligimet financiare ndaj kompanive të cilët do ta kryejnë në mënyrë profesionale punën”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Bëhet fjalë për murin rrethues të shkollës periferike “Tullana”. Kjo ishte kërkesë disavjeçare e banorëve të kësaj lagje, për sigurimin e këtij muri rrethues sepse kishim një gjendje të pakontrolluar të brendësisë së shkollës. Me realizimin e këtij projekti nga ana e Komunës së Gostivarit, do tu krijojmë kushte më të mira nxënësve për fillimin më të mbarë dhe të mira të vitit të ri shkollor”, tha drejtori i shkollës “Bashkimi”, Mersel Sadiku.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *