Home / Lajme / Maqedoni / Doli nga botimi libri “Fjalë pa këngë” (VIDEO)

Doli nga botimi libri “Fjalë pa këngë” (VIDEO)

2 Korrik – Recensuesi i librit, muzikologu dhe esteti i njohur nga Tirana Fatmir Hysi thotë se, libri “Fjalë pa këngë” i autorit Bekim Ramadani është një doracak përkujtues të cilin duhet lexuar me kujdes për t’u vërtetuar sërish se, edhe nën pluhurin e banalitetit dhe përditshmërisë ka diçka të vërtetë dhe të qëndrueshme, diçka që ndërlidh civilizimet, diçka që vazhdimisht e bartim në vete, por që nuk mundemi ose nuk dimë ta themi.

Kohëve të fundit, në treg doli libri me titull “Këngë pa fjalë“ i autorit Bekim Ramadani. Kjo vepër paraqet një antologji mendimesh mbi artet në përgjithësi dhe muzikën në veçanti. “Ky botim paraqet një ngjarje të veçantë para së gjithash për artistët dhe dashamirët e artit, sepse deri më tani nuk kemi pasur rastin që në një vend t’i hasim tërë ato mendime të arta, thënie, sentenca, fjalë të urta dhe ese kritike që u dedikohen vetëm arteve dhe artistëve. Është pikërisht kontributi i çmuar i autorit Bekim Ramadani i cili vite me radhë ka bërë vjeljen, sistemimin dhe në fund botimin e ideve më të ndritura kushtuar poezisë, pikturës, skulpturës, arkitekturës, aktrimit dhe muzikës.”, thotë autori. Autori Bekim Ramadani në parathënien e tij shkruan se “libri “Fjalë pa këngë“ është një ndihmë e padiskutueshme në nxënien e ideve të mëdha, dhe se përmes këtij botimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mund të kuptojmë se ç’kanë thënë për artin në përgjithësi dhe muzikën në veçanti, shkrimtarë, artistë, filozofë, muzikantë dhe mendimtarë të tjerë.. Mesazhet që sjell ky libër, kurdo që t’i kenë shprehur autorët, kanë vlerë universale, janë gjithnjë aktuale, andaj jam shumë i bindur se kjo përmbledhje do të na ndihmojë që t’i mbajmë të gjalla emocionet dhe të zgjuar kujtesën, do të na ndihmojë që ta pasurojmë jo vetëm shpirtin, por edhe zemrën” nënvizon autori Ramadani.Recensuesi i librit, muzikologu dhe esteti i njohur nga Tirana Fatmir Hysi thotë se, libri “Fjalë pa këngë” i autorit Bekim Ramadani është një doracak përkujtues të cilin duhet lexuar me kujdes për t’u vërtetuar sërish se, edhe nën pluhurin e banalitetit dhe përditshmërisë ka diçka të vërtetë dhe të qëndrueshme, diçka që ndërlidh civilizimet, diçka që vazhdimisht e bartim në vete, por që nuk mundemi ose nuk dimë ta themi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *