Home / Lajme / Maqedoni / Dorëhiqet kryetari i Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit

Dorëhiqet kryetari i Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit

19 korrik-Ai në arsyetimin e tij ka thënë se ka sjellë këtë vendim për shkak të pamundësisë për të harmonizuar konkluzat për raportin lidhur me zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë, ku u opozita u nxorr dhunshëm nga Parlamenti dhe më pas maxhoranca pa asnjë debat miratoi projekt – buxhetin për vitin 2013.

Borçe Davitkovski, kryetari i Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij komisioni.

Ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e shumicës nga anëtarët e komisionit në lidhje me përgatitjen e konkulzave finale për ngjarjet e dhjetorit në Kuvend ku u dëbuan më dhunë opozita dhe gazetarët.

Rekomandimet e tij kanë qenë që përgjegjësia të ishte e ndarë: qeveria përgjegjëse për dëbimin e gazetarëve dhe opozitës ndërsa opozita përgjegjëse për bllokimin e punës së Kuvendit.

Ai në arsyetimin e tij ka thënë se ka sjellë këtë vendim për shkak të pamundësisë për të harmonizuar konkluzat për raportin lidhur me zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë, ku u opozita u nxorr dhunshëm nga Parlamenti dhe më pas maxhoranca pa asnjë debat miratoi projekt – buxhetin për vitin 2013. Përveç deputetëve të opozitës, jashtë sallës së Parlamentit u nxorrën edhe gazetarët, ndërsa në ambientet e jashtme pati protesta të opozitës dhe nga ana tjetër përkrahës të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.

Davitkovski theksoi se lidhur me dorëheqjen do të informoj edhe presidentin e vendit Gjorgje Ivanov.

“Komisioni u bllokua. Dua të theksoj se kam humbur të gjitha pikat e përbashkëta të të dyja palëve. Dallimet janë të mëdha dhe për këtë dua të informoj presidentin për tu tërhequr”, deklaroi Davitkovski, i cili u zgjodh disa muaj më parë në këtë detyrë si një propozim kompromisi midis pozitës dhe opozitës maqedonas. Zbardhja e ngjarjeve të 24 dhjetorit është edhe një detyrim që është kërkuar për tu plotësuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian. Brukseli këtë ngjarje e ka përfshirë edhe në raportin pranveror të progresit për Maqedoninë, ku ka dërguar zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Formimi i këtij komisioni ishte njëri nga kushtet që doli nga marrëveshja politike e 1 marsit me anë të së cilës opozita u pajtua të merr pjesë në zgjedhjet lokale. Asokohe dhe eurokomisioneri për zgjërim i Bashkimit Evropian erdhi për ti pajtuar VMRO dhe LSDM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *