Home / Sport / Drita përgatit ekip cilësor

Drita përgatit ekip cilësor

Megjithse kanë humbur statusin në Ligën e Parë në rrethana të çuditshme, drejtuesit e Dritës duken maksimalisht të mobilizuar për vazhdim të funksionimit të ekipi në nivel profesional.

Sezoni debutues dhe i vetëm në elitën e futbollit në vend rezultoi i pasuksesshëm edhe pse rreth skuadrës u krijua atmosferë pozitive, me emra të njohur të futbollit në vend në përbërje dhe me rezultate të kënaqshme në fillim, që fatkeqësisht nuk u vazhduan në sezonin pranveror. Mirëpo kjo është histori e mbyllur për kryesinë e Dritën dhe ekipi tani shion përpara, në sfidat që e presin në sezonin e ri në Ligën e Dytë. Skuadra ka pësuar shumë ndryshime, me pjesën më të madhe të futbollistëve të larguar nga Bogovina. Ndërkohë ekipi është freskuar me lojtarë të rrinjë dhe kualitativ, si Marjan Bilbilovski (Makedonija Gj.P.), Jeton Shaqiri (Vrapçisht) dhe Bllashko Nikollovski (Teteks). Drejtuesit e klubit janë në bisedime për të rrikthyer në ekip portierin Petar Basnarkov, Mojsovski është cak për të përforcuar sulmin, ndërsa ka tentime që në ekip të rrikthehet edhe mesfushori Vladimir Tunevski. E deri sa kryesia mendon për përforcime, stafi teknik në krye me Jeton Beqirin tani më dy javë janë duke realizuar fazën përgatitore. Ekipi në këtë periudhë ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese, duke mundur fillimisht 1:0 Rufenë e Miletinës, ndërsa së fundmi triumfuan 3:1 përballë Zajazit. Betim Miftari me dy gola dhe Jeton Shaqiri me një gol ishin ata që sollën fitoren bogovinasve, por që ka paguar shtrejntë këtë miqësore, duke humbur Toni Gjorgjevski dhe Amir Aliun si pasojë e lëndimeve. Nga rradhët e Dritës njoftojnë se deri në fillim të sezonit të ri, janë planfikuar të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa që tani janë caktuar kundërshtarët. Liria e Zhelinës, Maxhari, Vrapçishti dhe Skopje janë katër rivalët që do të testojnë ekipin e Dritës, përmes së cilave trajneri Beqiri do të tentojë të nxjerë formacionin më të mirë që do të bart barën kryesore sezonin e ri. Kujtojmë se ndeshjen e parë të sezonit të ri që fillon më 10 gusht, Drita do ta zhvillojë si mysafire e Korzos (KF Shkupi) në Çair, ndërsa bogovinasit do të startojnë me minus 3 pikë, pas dënimit të FFM-së, si pasojë e lëshimit të ndeshjes së balotazhit me Euromilkun.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *