Home / Lajme / Maqedoni / Dy të lënduar gjatë një aksidenti në Tetovë (VIDEO)

Dy të lënduar gjatë një aksidenti në Tetovë (VIDEO)

6 Korrik – Me këtë rast edhe motoristi edhe këmbësorja kanë marrë lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Ndërkaq, dje dhe mbrëmë në Gostivar ka pasur aksion të gjërë të policisë ku janë kontrolluar motoristët, ndërsa aksion të këtillë ka patur edhe në Tetovë,

Gjatë ditës së sotme në afërsi të unazës tek rruga industriale afër qendrës tregtare Princ është rregjistruar një aksident. Sipas burimeve policore aksidenti ka ndodhur rreth orës 10, 30 me ç`rast një motorist nga Reçica me inicialet I.B ka goditur këmbësoren B.N nga Tetova e lindur në vitin 1947. Me këtë rast edhe motoristi edhe këmbësorja kanë marrë lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë janë lëshuar për kurim shtëpiak, raporton Tv Koha.

Ndërkaq, dje dhe mbrëmë në Gostivar ka pasur aksion të gjërë të policisë ku janë kontrolluar motoristët, ndërsa aksion të këtillë ka patur edhe në Tetovë, ku edhe gjatë ditës së nesërme pritet të ketë aksione ku në radarët e Policisë do të jenë motoristët e pakujdesshëm dhe që lëvizin pa dokumente dhe pajsije të nevojshme. Rrugët e Tetovës por edhe të tërë Pollogut janë shndërruar në vatër të aksidenteve të njëpasnjëshme dhe të përditshme. Janë shtuar dukshëm automjetet kurse rrugët nuk janë zgjeruar prandaj situata në komunikacion është shumë alarmante. Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *