Home / Lajme / Maqedoni / Ecolog do të shqyrtojë kërkesën e Ballistëve (VIDEO)

Ecolog do të shqyrtojë kërkesën e Ballistëve (VIDEO)

Tetovë, 05 Qershor – Gjendja e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet ekipi i Shkëndijës ka bërë që grupi i Tifozëve Ballistët, të marrin një hap për të shpëtuar këtë ekip nga kolapsi dhe shkuarja në ligën e katërt.

Pasi që deri të hënën klubi duhet të paguajë këstine parë prej 12 mijë euro të kotacionit për pjesëmarrje në ligën e parë. Ballistët me këtë rast kanë trokitur në dyert e kompanisë Ecolog pronë e Lazim Destanit, për të kërkuar ndihmë që të shpëtojë klubin nga situate e rëndë ekon omike në të cilën ndodhet. tha Shkëlzen Meta, udhëheqës I tifozerisë së Shkëndijës Ballistët.

Ballistët janë nisur nga qendra e Tetovës për në selinë e kompanisë Ecolog ku janë pritur në takim nga zyrtarë dhe drejtues të kësaj kompanie. Pas takimit Meta, ka theksuar se kompania Ecolog ka pranuar kërkesën dhe bordi do të shqyrtojë kërkesën e ballistëved he më pas do të përgjigjet.Një kohë të gjatë ekipi I Shkëndijës ndodhet në gjendje të rëndë financiare. Pagesat e futbollistëve një kohë të gjatë janë paguar nga biletat e shitura.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *