Home / Lajme / Maqedoni / Ecolog i tha PO klubit SHKËNDIJA (VIDEO)

Ecolog i tha PO klubit SHKËNDIJA (VIDEO)

Tetovë, 31 Korrik – Pronari i kompanisë Ecolog International z.Lazim Destani me një video mesazh ju drejtua gjithë tifozëve dhe adhuruesve të klubit futbollistik Shkëndija nga Tetova duke i thën PO e shumëpritur nga të gjithë, PO që klubi futbolistik Shkëndija të menaxhohet nga Ecolog.

Tifozët e Shkëndijës janë në derilium. Ecolog dhe pronari i saj Lazim Destani i thanë PO ekipit KUQ e ZI nga Tetova. Nëpërmjet një video mesazhi të publikuar sakt ora 14:30 në faqen e Ecolog në facebook, pronari i kompanisë Lazim Destani prezantoi qëndrimin e tij dhe të menaxhmentit të kompanisë për të marë në udhëheqje Shkëndijën.

Kompania “Ekolog” do të merr drejtimin e Klubit Futbollistik “Shkëndija”. Pas fushatës së gjatë të tifozëve të klubit tetovar ‘Ballistët’ dhe përkrahjes se madhe nga klubet e tjera shqiptare dhe yjeve të mirënjohura të sportit dhe estradës përmes rrjeteve të ndryshme sociale, drejtuesit e kompanisë tetovare sot u përgjigjën pozitivisht thirrjes. Drejtuesit e rinj premtuan se KF Shkëndija do të jetë ndër klubet më të organizuara në futbollin vendor dhe se viteve të ardhshme do të kërkojnë që ajo të lë shenjë edhe në skenën ndërkombëtare.

Edhe tifo grupi Ballistët shprehën kënaqësinë dhe falenderimin për pronarin e kompanisë Ecolog, Lazim Destanin.

Pas postimit të videos dhe PO-së së Ecologut, tifozët e Shkëndijës në rrjetet sociale kanë shpërthyer me komente dhe mesazhe emocionuese dhe falenderuese.

Në faqen e tyre në facebook ata kanë shkruar.

U KRY !!!

URIME TETOVË, URIME SHTIPTARË KUDO QË NDODHENI !!!

FALEMINDERIT FAMILJES “DESTANI” DHE NJERIUT TË PARË NË KOMPANINË “ECOLOG INTERNATIONAL”, Z. LAZIM DESTANI !!!

KËTO JANË BALLISTËT !!!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *