Home / Sport / Ecolog për fatin e Shkëndijës vendos më 31 korrik (VIDEO)

Ecolog për fatin e Shkëndijës vendos më 31 korrik (VIDEO)

Tetovë, 25 Korrik – Sot me një komunikatë për media ka dalur kompania Ecolog prona e Lazim Destanit, lidhur me kërkesën e Ballistëve që kjo kompani të jetë sponsor gejenral i klubit SHkëndija.

Ecolog-u dhe z. Lazim Destani falenderohet jashtë mase për respektin që populli ynë po demonstron ndaj Ecolog-ut dhe veprës së Ecolog-ut përmes mesazheve të panumërta që pranojmë. Gjithashtu përgëzojmë të gjithë qytetarët e Tetovës, e më gjërë, tifozët dhe në veçanti shoqatën e Tifozëve Ballistët për gjithë dashamirsinë dhe mbështetjen morale që i japin KF Shkëndija në këtë situatë të vështirë. Po përhapen lajme të ndryshme jozyrtare për afate dhe zhvillime tjera për sa i përket qëndrimit tonë, ne kemi kuptim për këtë dhe përmes këtij mesazhi dëshirojmë të japim një përditësim rreth punës tonë në lidhje me KF Shkëndija:Ashtu siç u paralajmrua kohë më parë – grupi i punues i ngarkuar me detyrën për të shqyrtuar rastin e KF Shkëndija, vazhdon punën dhe ka përparuar dukshëm me analizat dhe përgatitjet. Madje këtij ekipi do t’i bashkangjiten edhe disa ekspertë Evropjan, përktësisht specilalistë të fushës nga Gjermania dhe Zvicra, të cilët prej sot gjenden edhe fizikisht ne Tetovë. Grupi punues do të realizoj takime me të gjitha palët që mund të kontribuojnë me informata, si kryesia aktuale, ashtu edhe përfaqësuesit e tifozëve dhe ky aktivitet pritet të përfundojë për disa ditë. Pas kësaj faze, pra bazuar mbi përfundimet që do të dalin nga grupi i sipërmendur do të merret vendimi final. Me këtë rast lajmrojmë publikun dhe tifozët se afati për vendimin final të Ecolog-ut është data 31 Korrik 2013.Ne kemi shumë mirëkuptim për padurimin e të gjithë dashamirëve dhe tifozëve të KF Shkëndija, por siç thotë një fjalë — realizimi gjërave të mira kërkon kohë, kujdes dhe durim. Për standardin e Ecolog-ut brenda PO-së duhet të përfshihet një zgjidhje e mirëmenduar dhe e shëndoshë”, thuhet në komunikatën e Ecologut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *