Home / Lajme / Maqedoni / Ecolog të mërkurën vendos për fatin e K.F Shkëndija (VIDEO)

Ecolog të mërkurën vendos për fatin e K.F Shkëndija (VIDEO)

Tetovë, 29 Korrik – Kompania Ecolog do të shpallë, të mërkurën, në 31 korrik, nëse do të marrë në zotërim dhe do të menaxhojë Klubin Futbollistik “Shkëndija 79” të qytetit të Tetovës.

Vendimi po pritet me padurim nga mbështetësit më të zjarrtë të këtij klubi historic, “Ballistët”, por edhe nga shumë qytetarë të Tetovës me rrethe e shqiptarë nga troje të ndryshme të vendit.Vetëm dy vite më parë, KF Shkëndija udhëtonte për në Beograd për t’u ndeshur me Partizanin në kuadrin e Ligës së Kampioneve, në të cilën ishte kualifikuar si skuadra në e fortë e kohës nga Maqedonia. Po për shkak të një numri faktorësh, një krizë e radhës e buxhetit të klubit ka detyruar “Ballistët” që të kërkojnë me ngulm kalimin e grupit në duart e një kompanie të fuqishme dhe serioze si Ecolog e Presidentit Lazim Destani.Pak ditë më parë, Destani dhe Ecolog vendosën të shpëtonin KF Shkëndijën nga rënia në kategori më të ulëta duke paguar kuotizacionin e domosdoshëm. Por nga një donacion bujar te vendimi për të zotëruar dhe menaxhuar klubin është një diferencë e madhe. Ecolog ndonëse nuk reklamon në sporte, nuk mungon të bëjë donacione për situata dhe kauza që i quan të rëndësishme. Mirëpo, ka një dallim mes bamirësisë dhe biznesit. Të shpenzosh para në një bamirësi është e nderueshme, të derdhësh para në një model pa perspektivë biznesi është e papranueshme.Ecolog ka ngritur gjithësesi një grup pune që po shqyrton propozimin duke analizuar situatën financiare dhe potencialet ekonomike e e njerëzore të një sipërmarrje si KF Shkëndija. Specialistë nga vende të Europës kanë udhëtuar për në Maqedoni këto ditë për të krahasuar përvojat ekzistuese në klubet më të avancuara dhe për të peshuar mundësitë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *