Home / Sport / ‘Ecologu’ thotë ‘PO SHKËNDIJA’ (VIDEO)

‘Ecologu’ thotë ‘PO SHKËNDIJA’ (VIDEO)

“Të nderuar miq, të nderuar tifozë, të nderuar ‘Ballistë’,….Ecologu thotë ‘PO SHKËNDIJA’. Prej këtij çasti, KF Shkëndija bëhet pjesë e familjes ‘Ecolog’. Ditët në vijim, menaxhmenti i ri i klubit do të komunikojë strukturën, planin e sezonit të ri 2013/2014, si dhe planet afatgjate të zhvillimit. Urime të gjithëve dhe shumë suksese”, deklaroi pronari i kompanisë ‘Ecolog’, z. Lazim Destani, duke konfirmuar hyrjen e këtij gjigandi në KF Shkëndija.

Një ‘PO’ e vetme nga goja e pronarit të kompanisë ‘Ecolog’, z. Lazim Destani, ka bërë që për një moment të harohen të gjithë vuajtjet e Klubit të Futbollit Shkëndija. Krenaria e shqiptarëve të Maqedonisë, klubi me armatën më të madhe të tifozëve në vend, dhe skuadra që gjithnjë ka qenë në sy të ashpër të kundërshtarëve, më në fund mund të mer fryme lirshëm. Një ‘PO’ e vetme nga goja Lazim Destanit ka bërë që Shkëndija nga ekip që kishte brengat e mbijetesës, të shëndrohet ndoshta në rival për titullin e kampionit. Iniciativa e tifozëve të Shkëndijës ‘Ballistët’ ka dhënë rezultat, pasi kompania ‘Ecolog’ respekton afatin e dhënë 31 korrikun, për të komunikuar vendimin përfundimtar në lidhje me kërkesën e gjithë opininionit, që kjo kompani të mer nën kompetencat e saj finansimin dhe menaxhimin e Shkëndijës. Ka qenë vetë pronari i ‘Ecologut’, Lazim Destani, që përmes një video spoti të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë, ka komunikuar vendimin për të hyrë në Shkëndijë. “Të nderuar miq, të nderuar tifozë, të nderuar ‘Ballistë’,….Ecologu thotë ‘PO SHKËNDIJA’. Prej këtij çasti, KF Shkëndija bëhet pjesë e familjes ‘Ecolog’. Ditët në vijim, menaxhmenti i ri i klubit do të komunikojë strukturën, planin e sezonit të ri 2013/2014, si dhe planet afatgjate të zhvillimit. Urime të gjithëve dhe shumë suksese”, deklaroi pronari i kompanisë ‘Ecolog’, z. Lazim Destani, duke konfirmuar hyrjen e këtij gjigandi në KF Shkëndija. Paraprakisht, Lazim Destani në fjalimin e tij ka shprehur konsideratat e tij për vlerësimin e lartë që gjithë qytetarët shqiptarë kanë treguar për këtë kompaninë ‘Ecolog’, e cila paraprakisht asnjëherë nuk ka patur në filozofinë e funksionimit të ketë dorë në sipërmarjet sportive. Mirëpo insistimi i ‘Ballistëve’, qytetarëve dhe shumë figurave të njohur në vend dhe nga jashtë, që fushata ‘Ecolog thuaj Po’, të mirte përmasa ndërkombëtare, duke u bërë hit i vërtetë. Si pasojë, kjo kompani formoi një grup pune që kishte për detyrë të analizojë gjendjen e hollësishme të KF Shkëndija, duke sjellë më vonë përfundim për marjen e menaxhimit të skuadrës simbol i shqiptarëve të Maqedonisë. Lazim Destani ka porositur se së shpejti do të mësohen detaje të reja rreth kryesisë dhe funksionimit të Shkëndijës, të cilën ka për qëllim ta bëjë jo vetëm gjigand në futbollin e Maqedonisë, por do të kërkojë suksese edhe në arenën ndërkombëtare, por me një kulturë të lartë sportive, me respekt të madh ndaj çdo kundërshtari dhe referi, ashti si që bëjnë edhe klubet më të njohura Evropiane. Destani mes tjerash në fjalimin e tij përdori shprehjen ‘E dij se Shkëndija është më shumë se një klub futbolli’, ( motoja e Barcelonës: ‘Mes que un club’), duke bërë me dije se është i gatshëm me Shkëndijën të shkruaj historinë më të ndritshme të futbollit shqiptar në Maqedoni. Kujtojmë se pikërisht ‘Ecologu’ më herët pagoi 12 000 euro kuotizim në emër të Shkëndijës, me të cilën kjo skuadër fitoi të drejtën e garimit në sezonin e ri në Ligën e Parë.

Priten përforcime cilësore

Hyrja e ‘Ecologut’ në Shkëndijë nënkupton aktivitete të përshpejtuara për sigurimin e përforcimeve të reja. Kriza në klub bëri që nga skuadra të largohen të gjithë futbollistët, ndërsa tani priten prurje të shumta dhe të bujshme. Mësohet se kryesia e re veç më ka kontaktuar shumë futbollistë, të cilët pritet së shpejti t’i bashkohen klubit. Në opinion përmenden shumë emra, si Nebi Mustafi, Suat Zendeli, Ardian Nuhiu, Nderim Nexhipi, Muharem Bajrami, Genc Iseni, Marko Jovanovski,… e të tjerë, të cilët pritet t’i bashkohen ‘Dream Team’-it të Shkëndijës, ndërsa për postin e trajenrit përmenden emrat e Gjore Jovanovskit dhe Gajur Sadikut. Gjithmonë, këta për momentin mbesin vetëm spekulime, deri sa nga klubi nuk konfirmojnë të kundërtën.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *