Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Konfirmohet marrëveshja BDI dhe VMRO për këshillin e Tetovës (VIDEO)

Ekskluzive: Konfirmohet marrëveshja BDI dhe VMRO për këshillin e Tetovës (VIDEO)

Tetovë,20 Korrik – Arritjen e Marrëveshjes e ka konfirmuar për Televizionin Koha edhe Isen Xhemaili, bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së, për këshillin e Tetovës. Sipas tij, është arritur marrëveshje parimore për të mirën dhe zhvillimin e qytetit të Tetovës. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth marrëveshjes, por vetëm ka theksuar se të dy partitë janë dakorduar që postet të jenë në bazë proporcionale dhe peshës së votës që kanë marrë në zgjedhjet e fundit, transmeton Tv Koha.

Të enjten përfundimisht kur edhe do të mbushen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale do të konstituohet këshilli i ri komunal i komunës së Tetovës.

Televizioni Koha mer vesh se të dy partitë të cilët qeverisin në nivel qendror BDI dhe VMRO-DPMNE, kanë arritur marrëveshje për krijimin e shumicës në këshillin e Tetovës
“Viktimë” e kësaj marrëveshje do të jetë drejtori i shkollës së mesme bujqësore “Mosha Pijade”, Sherif Abdurrahmani, pasi që sipas marrëveshjes drejtor I kësaj shkolle do të jetë maqedonas, ashtu siç ka qenë traditë edhe në të kaluarën, njofton Televizioni Koha.

Arritjen e Marrëveshjes e ka konfirmuar Televizionin Koha edhe Isen Xhemaili, bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së, për këshillin e Tetovës. Sipas tij, është arritur marrëveshje parimore për të mirën dhe zhvillimin e qytetit të Tetovës. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth marrëveshjes, por vetëm ka theksuar se të dy partitë janë dakorduar që postet të jenë në bazë proporcionale dhe peshës së votës që kanë marrë në zgjedhjet e fundit, transmeton Tv Koha.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së ndërtimit të kishës në Tetovë, kërkesë e VMRO-DPMNE-së, Isen Xhemaili, thotë se çështja e kishës është vlerësuar se nuk është në kompetencë të komunës dhe për këtë duhet që bashkësitë Fetare të vendosin.

Poashtu pritet që ditën e enjte Hisen Xhemaili të zgjidhet kryesues i këshillit të komunës së Tetovës, ndërsa poashtu sipas burimeve tona pritet që këshilli të sjell vendim që Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, të ndahet në dy ndërmarrje pas çka njëra do të ketë drejtor maqedonas. Tv Koha-Tetovë

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *