Home / Lajme / Maqedoni / Elaboratët për legalizim do të pranohen deri më 18 qershor të vitit të ardhshëm

Elaboratët për legalizim do të pranohen deri më 18 qershor të vitit të ardhshëm

31 korrik-Në pajtim me ndryshimin e tarifës për shumën e kompensimit për punë të kryera gjeodezike, rastet sociale për përpunim të elaboratit do të paguajnë nga 1.000 denarë, ndërsa çmimi i legalizimit për objekte prej 51 deri në 150 metra katrorë ulet nga 41 në 20 denarë për metër katror. Me këtë masë pritet të përfshihen rreth 20 mijë qytetarë raste sociale.

Qytetarët të cilët kanë objekte të ndërtuara pa leje, ndërsa nuk dorëzojnë elaborat në afatin e konfirmuar ligjor deri më 18 qershor të vitit të ardhshëm do ta humbin të drejtën e legalizimit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tani për tani nuk mendon për vazhdim të afatit, ndërsa për rastet sociale çmimet për përpunim të elaboratit do të ulen për 50 për qind.

Të dhënat me të cilat disponojnë kompetentët tregojnë se mbi 200 mijë qytetarë dhe kompani aspak nuk kanë dorëzuar kërkesë për përpunim të elaboratit, ndërsa në qoftë se këtë nuk e bëjnë në një kohë të shpejtë, firmat gjeodezike nuk do të kenë mundësi që në kohë t’i përpunojnë elaboratët.

“Qytetarët dhe kompanitë në afat të mundur sa më të shkurtër të kërkojnë përgatitje të elaboratëve gjeodezik , ndërsa komunat t’ua bëjnë me dije se në qoftë se deri më 18 qershor nuk e dorëzojnë elaboratin, do ta humbin të drejtën e legalizimit. Në qoftë se kërkesa nuk dorëzohet deri më 18 qershor të vitit 2014 atëherë humbet e drejta që të legalizohet objekti. Lënda do të refuzohet dhe pastaj shfrytëzuesit aspak nuk ka të drejtë ta legalizojë objektin e tij, pa dallim se nëse paraprakisht ka dorëzuar kërkesë për legalizim ose jo”, potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile janakieski në konferencën e sotme për shtyp.

Në atë rast, objekti i cili nuk do të legalizohet, do t’i nënshtrohet Ligjit për ndërtim, gjegjësisht mund të prishet.

Sipas drejtorit të Agjencisë për kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpeski, qytetarët duhet në afat sa më të shkurtër të mundur të kërkojnë përpunim të lebaoratit sepse firmat gjeodezike nuk do të kenë mundësi që t’i përpunojnë të gjithë elaboratët.

“Në Republikën e Maqedonisë ka gjithsej 149 firma gjeodezike të regjistruara dhe mbi 200 mijë kërkesa ende të padorëzuara për legalizim. Në qoftë se qytetarët këto kërkesa nuk i dorëzojnë një orë e më parë në këtë rast firmat gjeodezike nuk do të munden të mbërrijnë në afatin e konfirmuar me ligj t’i përgadisin elaboratët”, theksoi Tërpeski.

Të dhënat nga Oda e shoqatave tregtare për punë gjeodezike tregojnë se numri i përgjithshëm i kërkesave të dorzuara për përpunim të elaboratit është 128.630 prej të cilëve 10 mijë janë përgatitur, e ndërsa nuk janë marrë nga ana e qytetarëve.

Në pajtim me ndryshimin e tarifës për shumën e kompensimit për punë të kryera gjeodezike, rastet sociale për përpunim të elaboratit do të paguajnë nga 1.000 denarë, ndërsa çmimi i legalizimit për objekte prej 51 deri në 150 metra katrorë ulet nga 41 në 20 denarë për metër katror. Me këtë masë pritet të përfshihen rreth 20 mijë qytetarë raste sociale.

Të dhënat nga komunat theksojnë se procedura për legalizim tërësisht ka përfunduar për 60 mijë objekte, ndërsa nga Agjencia për kadastër të patundshmërive deri më tani ka dhënë fleta pronësore për 46.247 objekte. Më së shumti objekte të legalizuara ka në Shkup, pas së cilës pasojnë Prilepi, Shtipi, Gostivari, Tetova, Kumanova

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *