Home / Sport / Epoka Guardiola fillon me një fitore 15-1

Epoka Guardiola fillon me një fitore 15-1

Pep Guardiola ka debutuar me një fitore 15-1 në ndeshjen e tij të parë si trajner i Bajern Mynih, ndonëse duhet thënë se kundërshtarët përballë ishin shumë larg asaj që mund të cilësohet një ekip futbolli. Skuadra bavareze u ndesh me një grup tifozësh të krahinës së Uidenau ku po zhvillon fazën përgatitore, në vend të ndeshjes së zakonshme të kontrollit mes grupit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, falë golave të Tomas Myler dhe dy talenteve të akademisë bavareze, Oliver Markutz dhe Vladimir Rankoviç. Në pjesën e dytë vijoi seria e golave me Patrik Uaihraush, Julian Grin, Frank Riberi, Mitçell Vaiser dheToni Kros që gjetën rrugën e rrjetës. I riu Uaihraush, pjesëtar edhe i kombëtares gjermane U-19, ishte lojtari që ra më shumë në sy duke shënuar 4 gola, ndërsa edhe Grin gjeti 3 herë rrjetën në këtë ndeshje.
Duhet theksuar se në këtë ndeshje, Guardiola ishte në dispozicion edhe Toni Kros, mesfushorin që mungoi në pjesën e fundit të sezonit të kaluar pas një dëmtimi. Futbollisti gjerman zbriti në fushë në pjesën e dytë, përkrah Frank RIberi e Zherom Boateng.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *