Home / Lajme / Maqedoni / Erdhën por pa lek

Erdhën por pa lek

14 korrik
Ata gjatë pushimeve në vendlindje pranojnë se nuk dalin shumë dhe nuk bëjnë jetën e natës apo udhëtimet e preferuara, sikur dikur më parë. Janë vetëm pjesa e të rinjve që dalin paksa dhe kalojnë natën nëpër kafenetë e qytetit.

Shumica prej tyre gjatë pushimit preferojnë të rrinë në shtëpi, për të kursyer paratë, sa për të qëndruar në familje, as sa kanë planifikuar pushimet e tyre.

Ardhja e mërgimtarëve shqiptar nuk ka gjallëruar sheshet e shumë qyteteve të Maqedonisë sikur vite më parë. Ata ka ardhur në vatrat e tyre familjare me nga një ‘IPhone5’ dhe vetura të zakonshme, por me xhepa gjysmë të zbrazur.

Rrogat e vogla, të cilat sillen prej 1 mijë deri në 1500 euro, kreditë e tyre marramendëse dhe harxhimet e rritura familjare kanë bërë që të ngushtohet buxheti i tyre.

Shumica prej tyre gjatë pushimit preferojnë të rrinë në shtëpi, për të kursyer paratë, sa për të qëndruar në familje, as sa kanë planifikuar pushimet e tyre.

“Nuk është ajo kënga e mëparshme. S’ka më para në perëndim. Jemi futur në kredi dhe borxhe ndaj bankave dhe janë shtuar harxhimet e familjes. Mezi grumbullojmë ca para për të ardhur në pushim” thotë Bekim H. nga Tetova, që jeton në Gjermani.

Sipas tij, për të kaluar një pushim mesatar deri në një muaj ata marrin me vete prej 3 mijë euro, pasi që me këto para bëjnë investime të vogla dhe të mirëmbajtjes në shtëpitë e tyre në vendlindje.

Mërgimtarët rrëfejnë se jeta në perëndim është bërë e vështirë dhe se paratë të cilat i fitojnë me djersë u`a merr shteti me taksa dhe tatime.

Ata gjatë pushimeve në vendlindje pranojnë se nuk dalin shumë dhe nuk bëjnë jetën e natës apo udhëtimet e preferuara, sikur dikur më parë. Janë vetëm pjesa e të rinjve që dalin paksa dhe kalojnë natën nëpër kafenetë e qytetit.

“Ne të moshuarit nuk dalim, sepse është bërë vështirë për të përballu edhe pushimin këtu, ndërsa vetëm fëmijët tanë dalin dhe u japim ndonjë euro për të dal me familjarët dhe shokët e tyre. Por edhe ata jo që harxhojnë shumë para, por dalin me pak para”, thekson Idriz.M nga Shkupi..

Edhe Rufat.Sh nga Kumanova, i cili tashmë 25 vite jeton në Holandë rrëfen për krizën e cila i ka kapluar mërgimtarët shqiptarë në vendet e perëndimit.

“Ka ardh kohë e keqe. Me një pension prej 800 euro, e kam të pa mundur ta vizitojë familjen. Edhe pse në moshë, më duhet të punojë në të zezë nga Holanda në Gjermani, për ti siguruar të ardhurat për pushime dhe për ta ndihmuar familjet atje”, shprehet ai.

Në gjendje më të mirë janë mërgimtarët që vijnë nga Zvicra, por edhe ata ankohen vazhdimisht. “Më mirë pak në Zvicër, por nëse punojnë dy veta atje, del diçka. Nëse ke një rrogë s`mundesh me ardh as në pushime në vendlindje”, thekson një mërgimtarë nga Zvicra. Ata vijnë vetëm për pushime në vendlindje, ndërsa pushimet e tjera nëpër bregdete i bëjnë nga Zvicra, duke shfrytëzuar oferta të lira në periudha e jashtë sezoneve turistike nëpër vendet turistike kryesisht në Azi.

Një numër i vogël i mërgimtarëve shqiptar kanë mbërritur edhe nga SHBA-të. Numri më i madh i tyre është nga zonat e Dibrës, Manastirit, Prespës, Kërçovës dhe vendbanimeve të tjera. Ata bëjnë pushime ndryshe, pasi që sigurohen dhe mobilizohen mirë për të kaluar një muaj pushime në vendlindje. “Ne vijmë rrallë apo një herë në dy vite apo tre vite dhe kur vijmë besoni se kemi me vete mbi 20 mijë euro. Rrugë e largët dhe ne jemi të përgatitur që një shumë të tillë parash ta harxhojmë vetëm sa qëndrojmë për pushim. Përveç tjera marrim edhe para për të ndërtuar apo investuar diçka në shtëpi apo për të blerë ndonjë pasuri”, thekson Mazari, një mërgimtar dibran që jeton dhe punon në Nju Jork.

Viteve të fundit gjithnjë e më tepër ulet numri i mërgimtarëve të cilët vizitojnë familjet e tyre në vendlindje.

Të pakt janë ata që vijnë, për shkak të martesave të fëmijëve me djem e vajza nga atdheu duke e zbrazur numrin e popullsisë rinore në këto treva dhe duke mbetur njerëzit në moshë të shtyer.

Krizën e mërgimtarëve e kanë kuptuar edhe disa ndërmarrje shqiptare të cilat thonë se nuk i kanë realizuar fitimet e pritura dhe se malli i tyre nuk po shitet sikur më parë në kohën kur kurbetçinjtë vinin në vatrat e tyre për pushime. (A.Mehmeti/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *