Home / Sport / Europa League: Kukesi triumfon ndaj Sarajevos

Europa League: Kukesi triumfon ndaj Sarajevos

Kukësi ka mundur me rezultatin 3-2 boshnjakët e Sarajevos në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Europa League, të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Hoxha kaloi ne avantazh Kukesin ne minuten e 24, gol qe u permbys brenda nje minuti nga miqte. Popovic shenoi nje gol ne porten e tij dhe vetem disa sekonda me pas Todorovic shenoi edhe golin e dyte duke e veshtiresuar shume takimin per ekipin e drejtuar nga Armando Cungu.
Por, ne sekondat e fundit te pjeses se pare, Popovic shlyen gabimin e tij duke barazuar rezultatin ne 2-2 pas nje goditjeje kendi.
Goli i fitores per Kukesin erdhi ne minuten e 58 pas nje gabimi shume te rende te portierit te Sarajevos, i cili praktikisht i fali topin me porten e boshatisur mesfushorit Allmuca dhe kapiteni pati detyren e lehte qe ta shtynte topin ne rrjete.
Ndeshja e kthimit do te luhet me 25 korrik, ne stadiumin “Asim Ferhatovic Hase” te Sarajeves.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *