Home / Lajme / Maqedoni / EVN Maqedoni me kontrolle të përforcuara për vjedhësit dhe mospaguesit

EVN Maqedoni me kontrolle të përforcuara për vjedhësit dhe mospaguesit

31 korrik-“Kontrollet e përforcuara dhe prezenca e policisë dhe ekspertëve gjyqësor kontribuuan që të zbulohet numër dyfish më i madh i vjedhjeve të energjisë elektrike krahasuar me javët e para nga korriku. Dëmin që e kanë bërë në sistem arrin shtatë milionë denarë, gjegjësisht vjedhësit ilegalisht kanë shpenzuar 894.000 kilovatë orë energji elektrike” thonë nga kompania.

EVN Maqedoni i intensifikon kontrollet në vendet e matjes dhe në gjysmën e dytë të muajit zbuloi 22 shfrytëzues të kyçur drejtpërdrejt në rrjet. Tre prej të personave të zbuluar kanë manipuluar me njehsorët, ndërsa 13 kanë pasur njehsorë të paparaqitur në sistem, që gjithashtu është vepër penale sipas rregullave ligjore në vend.

Në këtë periudhë janë dorëzuar 50-të llogaritje për shfrytëzim të paautorizuar të energjisë elektrike për të cilat janë parashtruar edhe padi penale për shfrytëzuesit.

“Kontrollet e përforcuara dhe prezenca e policisë dhe ekspertëve gjyqësor kontribuuan që të zbulohet numër dyfish më i madh i vjedhjeve të energjisë elektrike krahasuar me javët e para nga korriku. Dëmin që e kanë bërë në sistem arrin shtatë milionë denarë, gjegjësisht vjedhësit ilegalisht kanë shpenzuar 894.000 kilovatë orë energji elektrike” thonë nga kompania.

Prej atje paralajmërojnë se së bashku me policinë ekspertët e tyre do t’i vazhdojnë kontrollet e përforcuara edhe në periudhën e ardhshme.

Rekomandojnë që shfrytëzuesit të mos kryejnë veprime të paautorizuara rreth njehsorëve, sepse pajisjet e sofistikuara për zbulimin e vjedhjeve, asistenca e policisë dhe ekspertëve gjyqësor e kompletojnë procesin për zbulim të letë dhe sanksionimin e vjedhjeve të energjisë elektrike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *