Home / Lajme / Maqedoni / EVN: Për 15 ditë 50 kallxime penale për vjedhje të rrymës (VIDEO)

EVN: Për 15 ditë 50 kallxime penale për vjedhje të rrymës (VIDEO)

31 Korrik – EVN Maqedoni ka intensifikuar kontrollet në vendet matëse, duke bërë zbulimin e dhjetëra rasteve të vjedhjes.

Në gjysmën e dytë të muajit korrik, janë dorëzuar 50 kallëzime për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike. Përforcimi i kontrolleve, prania e trupave të policisë dhe ekspertët gjyqësorë, kanë kontribuuar për të bërë zbulimin e rasteve të vjedhjes së rrymës në gjysmën e dytë të korrikut, që krahasuar me gjysmën e parë, është dyfishuar. Dëmi i përllogaritur nga vjedhjet arrin shumën prej 7 milionë denarësh, ose i bie që vjedhësit të kenë shpenzuar ilegalisht 894.000 kWh energji elektrike. Lidhje direkte në rrjet kanë pasur 22 shfrytëzues, 3 të tjerë kishin manipuluar matësit, ndërsa 13 shfrytëzues nuk i kishin lajmëruar njehsorët e sistemit, gjë që përbën gjithashtu një krim i ndëshkueshëm në bazë të legjislacionit në vend. Policia dhe ekspertët nga EVN Maqedoni do të vazhdojnë ritmin e kontrollove dhe zgjerimit të tyre në të ardhmen. Përveç vjedhjes së energjisë elektrike, do të sanksionohen dhe paguesit e parregullt. Masat e ndërprerjes së rrymës elektrike do të vijojnë edhe për ata shfrytëzues të cilët kanë një borxh të papaguar ndaj EVN Maqedonisë, ndërsa borxhet e tyre do të dorëzohen për procedim tek përmbaruesit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *