Home / Sport / Fabregas,”top playeri” i premtuar nga presidenti Moratti

Fabregas,”top playeri” i premtuar nga presidenti Moratti

Sipas asaj që raportojnë media italiane, padroni i Inter, Massimo Moratti, ka identifikuar te futbollisti i Barcelonës “top-playerin” e duhur për ti dhuruar teknikut Valter Maxarri në këte merkato verore.

Premtimi i Presidentit Masimo Morati që do të sjellë në Milano një “Top Pleyr” është zbuluar tashmë nga mediat italiane, të cilat shohin mesfushorin e Barcelones Sesk Fabregas si goditjen e madhe të ekipit zikalter në këtë merkato verore.
Sipas “Sport Mediaset” mesfushori spanjoll do të mbërrijë në Milano pas disa vitesh interesimi nga ana e Milan, por jo për të veshur fanellën kuqezi. Sipas asaj që raportojnë media fqinje, padroni i Inter, Massimo Moratti, ka identifikuar te futbollisti i Barcelonës “top-playerin” e duhur për ti dhuruar teknikut Valter Maxarri në këte merkato verore.
Kjo tratativë duket shumë e vështirë, si për rëndësinë që ka iberiku te Barcelona, ashtu edhe për rivalitetin e madh, pasi shumë skuadra interesohen për të, si Arsenal dhe Manchester United. Sipas mediave italiane flitet se zikaltrit, regjisorin e ëndrrave të tyre, kërkojnë ta marrin në formë huazimi, por deri në fund të merkatos duhet pritur për të mësuar këtë transferim që mund të jetë edhe i shumëprituri në radhet e zikaltërve.
Përveç mesfushorit iberik, fanellen e zikalterve për edicionin e ri futbollistik pritet që ta veshë edhe mesfushori bardhezi i Juventusit, Isla. Futbollisti kilen ka bërë të ditur se do të pranojë edhe uljen e rroges për të kaluar në radhet e skuadres së Interit. Hapësirat e pakta në radhet e kampionëve të Italisë kanë bërë që Isla të kërkojë largimin për te një skuadër tjetër, e cila i siguron vendin e titullarit.
Në oret e fundit të merkatos Interi është hedhur në sulm për të sjellur në Milano edhe mbrojtësin e krahut të Manchester Sitit, Aleksander Kolarov. Serbi është edhe në objektivat e Juventusit, por në rast se këtë ta fundit do të lënë të lirë Islen, atëherë pritet që zikaltrit tu hapin rrugë kampionëve të Italisë për mbrojtësin e “qytetarëve” britanik, Kolarov.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *