Home / Lajme / Maqedoni / Familja e Bekim Saitit në gjendje të rëndë financiare (VIDEO)

Familja e Bekim Saitit në gjendje të rëndë financiare (VIDEO)

Çegran, 10 Korrik – Të jesh pa sy do të thotë të jesh pa jetë, pa shpresë, pa lumturi, kjo është jeta e 39 vjeçarit Bekim Saitit nga Çegrani komunës së Gostivarit i cili nga Janari i këtij viti e ka humbur edhe syrin e dytë për shkak të një sëmundje në sy.

Jeta e tij është bërë një tmer i vërtet ai tash nuk mundet që të punoj ndërsa nga shteti merr vetëm 2300 denarë të cilët nuk i dalin as për barnat e tija. Në vitin 2002 e humba njërin sy si pasojë e trumbozës në sy, deri më vitin 2012 kamë punuar me një sy për të mbajtur familjen por në janar të vitit 2013 e humba edhe syrin e dytë, dhe tash nuk jam në gjendje për të punuar.

Zoti mi ka falur dy fëmijë Elduinin 12 vjeçar dhe Havën 10 vjeçare e cila është një rrëfim në vete. Elduini shkon në shkolla dhe është klasa e shtatë, ndërsa Hava vuan nga sëmundja e paralizës cereblare dhe nuk mundët të shkoj në shkollë, edhe pse ajo në moshë të vogël ka kryer tre operacione por ajo nuk mund të ece në mënyrë normale akoma ajo e mallëngjyer thotë se dëshira e sajë është që të vazhdoj shkollimin por, nuk mundet që të shkoj pasi që nuk ka kush ta dërgoj dhe ta merr nga shkolla për nxënësit special e cila gjendet në Gostivar.

Dita ditës shpresa dhe lumturia e kësaj familje është duke u humbur, varfëria veç sa ka filluar për të pushtuar edhe këtë shtëpi, ndërsa shpresa e vetme për të vazhduar jeta normale në këtë familje është shërimi i kryefamiljarit Bekim Saiti, por atij i duhet të kryej një operacion në Turqi, për të cilën kjo familje nuk ka mundësi që të mbuloj harxhimet, prandaj edhe një herë në këtë familje bën apel për ndihmë financiare, që edhe kjo familje ti kthehet jetës normale ashtu siç ka qenë më parë.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë kësajë familje mund të lajmërohen në numrin e telefonit 070/499-633 tek kryefamiljari Bekim Saiti.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *