Home / Lajme / Maqedoni / Familja Jashari 1 javë jeton në rrugë (VIDEO)

Familja Jashari 1 javë jeton në rrugë (VIDEO)

Tetovë, 30 Korrik – Jeta ka batica dhe zbatica, ulje dhe ngritje por të ngelësh në rrugë kjo është më e keqja.

Kjo i ka ndodhur familjes Jashari nga Tetova, ata për një javë janë duke jetuar në parkun e xhamisë së larme, janë duke fjetur jashtë ndërsa iftarin e hanë në tendat e Sofrës së Ramazanit.

53 vjeçari Sulejman Jashari bën apel tek të gjithë ata që munden për ti ndihmuar për ta futur kokën ndokund dhe kjo është nevoja e tij më e madhe për tani pasi që ai jeton me gruan dhe vajzën 13 vjeçare në qiell të hapur.

Sulejmani thotë se është e vështirë të jetosh në këto kushte por jeta është e tillë kur nuk ke zgjidhje tjetër.

Ata që duan të ndihmojnë kësaj familje mundë të lajmërohen në numrin e telefonit 071/475-469.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *