Home / Lajme / Maqedoni / Familja Jonuzi nuk mund të mer leje ndërtimi (VIDEO)

Familja Jonuzi nuk mund të mer leje ndërtimi (VIDEO)

Tetovë, 20 Korrik – Familja gjashtë anëtarëshe Jonuzi nga Tetova, e cila prej shumë vitesh jeton në një dhomë në Tetovë edhe pse ka gjetur njerëz të cilët do të ndihmojnë ndërtimin e një shtëpie megjithatë nuk mund të siguron leje për ndërtimin e shtëpisë.

Sipas Refedie Ajetit ata kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme për marrjen e lejes së ndërtimit në komunë por leje nuk u jepet. Sipas saj, disa mërgimtarë kanë siguruar mjetet e nevojshme për fillim me punë të ndërtimit të shtëpisë, por për shkak të mosmarrjes së lejes, nuk mund të fillojnë me ndërtimin e së njejtës.

Ndërkaq, Zejnulla Bilalli, një nga iniciatorët për të ndihmuar ndëtrimin e shtëpisë për familjen Jonuzi, thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë që të fillohet me punë por shkaku I mos pasjes së lejes së ndërtimit nuk mund të fillojnë me punë. Ai thotë se nëse nuk jepet leja e ndërtimit mund të dështojë aksioni, sepse, nuk kanë shumë për të qëndruar në Tetovë, sepse duhet të kthehen në mërgim.

Televizioni Koha arriti të kontaktojë me sektorin e urbanizmit në komunën e Tetovës. Nga ky sector thonë se kanë njohuri për këtë rast dhe sipas tyre leja e ndërtimit mund të jepet vetëm në rast se familja posedon fletë pronësi mbi pronën në të kundërtën leje nuk m,und të jepet. Nga ky sektor theksojnë se familja duhet të rregullojë këtë çështje në njësinë rajonale të Ministrisë së Financave në Tetovë dhe më pas mund të merr leje. Ndryshe, gjasht anëtarët e familjes Jonuzi, jetojnë në një dhomë dhe druajnë se sërishe dhe këtë dimër do të kalojnë në të njejtën dhomë edhe pse ka donator që do t`ua ndërtojnë shtëpinë.Televizioni Koha, raportoi kohë më parë për gjendjen e rëndë të kësaj familje kurse më pas u lajëmruan persona të interesuar për të rregulluar çështjen e banimit për këtë familje.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *