Home / Lajme / Maqedoni / Festa e Verës i bashkoi të gjithë në Dobrosht (VIDEO)

Festa e Verës i bashkoi të gjithë në Dobrosht (VIDEO)

Tetovë, 19 Korrik – Mbrëmë është mbajtur manifestimi tradicional “Festa e Verës 2013”, në fshatin Dobrosht të komunës së Tetovës.

Qindra banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth të komunës së Tearcës, kanë marrë pjesë në këtë manifestim i cili mbahet që dhjetë vite me radhë kushtuar verës ndërsa qëllimi është që të ruhen vlerat dhe traditat autoktone shqiptare të këtij rajoni. Manifestimi festa e verës organizohet nga mërgimtarët e fshatit Dobrosht në bashkëpunim me komunën e Tearcës. Në këtë eveniment kulturor, kanë marrë pjesë Muftiu i Tetovës Alifekri Efendi Esati, kryetari I komunës së Tearcës Isen Asani, zyrtarë të institucioneve të ndryshme, drejtorë të shkollave fillore të kësaj komune dhe kryetarët e Bashkësive Lokale.

Për të gjithë mysafirët në qendër të fshatit Dobrosht është shtruar një iftar i përbashkët ndërsa pas ceremonisë fetare, Muftiu i Muftinisë së Tetovës Alifekri Efendi Esati, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *