Home / Lajme / Maqedoni / Filloi ndërtimi i shkollës së mesme në komunën e Sarajit (VIDEO)

Filloi ndërtimi i shkollës së mesme në komunën e Sarajit (VIDEO)

13 Korrik – “Komuna e Sarajit është e vendosur që fuqimisht ta ngrejë kapacitetin arsimor me të njëjtin qëllim-gjeneratat e reja të jenë konkurrente të tregut evropian dhe atij botëror. Shkolla e mesme do të jetë një ndërtesë moderne sipas të gjitha standardeve evropiane “, tha Murati.

Në komunën Saraj sot filloi ndërtimi i shkollës së mesme që pritet të fillojë të funksionojë nga 1 shtatori i vitit 2014. Do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1.7700 metra katrorë dhe do të ketë kapacitet prej 350 nxënësish në një turn. Investimi nga 48 milionë denarë është i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në vendosjen e gur-themelit merrnin pjesë zëvenskryministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski dhe zëvendësi i tij Safet Neziri, zëvendëskryetarja e Kuvendit të RM-së Suzana Salihu dhe kryetari i komunës së Shkupit dhe të komunës Saraj, Koce Trajanovski dhe Bekim Murati.

Shkolla, që do të ketë tetë klasa, katër kabinete dhe një klasë-punëtori, do tia lehtësojë hyrjen në shkollë të mesme të rinjve nga komuna që tani udhëtojnë në komuna të tjera në Shkup.

“Në shkollën e re, në të cilën mësimin do ta zhvillojë në gjuhën shqipe, nxënësit do të mund të përcaktohen për ndonjë prej drejtimeve të ofruara, që do të përcaktohen në periudhën e ardhshme, pas elaborimit të nevojave. Objekti do të jetë shprehje e arkitekturës moderne, pajisjeve bashkëkohore për nevojat për produktivitetin e profileve përkatëse arsimore si dhe do të ketë sistem të vetin të ngrohjes”, theksoi ministri Ristovski.

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati theksoi se kjo ditë është një ditë hisotrike për 40.000 banorët e komunës, sepse, tha ai, fillon faqja e re e arsimit shqip.

“Komuna e Sarajit është e vendosur që fuqimisht ta ngrejë kapacitetin arsimor me të njëjtin qëllim-gjeneratat e reja të jenë konkurrente të tregut evropian dhe atij botëror. Shkolla e mesme do të jetë një ndërtesë moderne sipas të gjitha standardeve evropiane “, tha Murati.

Shkolla do të jetë e 22-ta në kompetencë të qytetit të Shkupit. Kryetari i Komunsë së Shkupit Koce Trajanovski tha se do të sigurohen kushte për mësim të nxënësve, por edhe do të shkurtohet ora për arritjen në shkollë sepse do ta kenë në afërsi të shtëpive të tyre.

Projekti i objektit është kompania “Idea plus” nga Shkupi, ndërsa kryerësi i punimeve “Alkon Proekt” Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *